Shqiptarët, të tretët në numër në burgjet italiane

Numri i të burgosurve në burgjet italiane është rritur. Në vitin 2016 ishin 54 653, 4.8% më tepër se viti paraardhës. Shifra është bërë e ditur nga Istat në Vjetarin Statistikor Italian, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një sinjal që duhet monitoruar me vëmendje, raportojnë mediat shqiptare. Të burgosurit janë pothuajse të gjithë meshkuj, 95.8% e totalit, ndërkohë që një e treta, 18 621 persona, 34.1% e të burgosurve, janë të huaj, përcjell “albinfo.ch”.

Në renditjen e të huajve, vendin e parë e zënë marokenët, me 17.6%, ndjekur nga rumunët (14.6%) dhe shqiptarët, me 13% të numrit të të burgosurve të huaj në Itali.

 

 

 

Të tjera

Abissnet