Shqiptarët të dashuruar me BE, serbët euroskeptikët më të mëdhenj, ja pse

Euroskeptikët më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor janë serbët, ndërsa qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë janë më të orientuar drejt BE-së, nga të 6-ta shtetet në rajon.

Këtë e tregon rezultati i një studimi të programit të BE, “Horizon 2020”, i cili u publikua dje. Sipas këtyre të dhënave, Serbia nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeson në qëndrimin se BE sjell dobi vetëm atyre që janë të pasur dhe të fuqishëm, qëndrim ky i rreth 60 për qind të të anketuarve. Në këtë mënyrë mendojnë edhe 50 për qind e maqedonasve, ndërsa shqiptarët euroskeptikë janë vetëm 30 për qind.

Serbët e shohin BE-në si kërcënim, si për identitetin kulturor ashtu edhe për atë ekonomik. Në të dy këto kategori, Serbia kryeson dhe këtë qëndrim e ka rreth 55 për qind e të anketuarve. Frikën më të vogël se BE do të kërcënojë identitetin e tyre kulturor e kanë të anketuarit nga Shqipëria, të cilët në masën më të vogël konsiderojnë se BE është e keqe për ekonominë e tyre. Qëndrime të ngjashme pozitive për BE-në ka edhe Kosova. Interesante është që qytetarët e Malit të Zi, edhe pse janë shumë pranë BE-së, janë më skeptikë se qytetarët e shqiptarisë dhe Kosovës.

Në këtë studim Shqipëria dhe e Kosova janë trajtuar si dy shtete të veçanta 

 

 

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet