×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqiptarët po kursejnë dhe te ushqimi, familjet e arsimuara ulën konsumin e tyre, 7 qarqet me rënien me drastike

Familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë kanë ulur konsumin në vitin 2019 në raport me vitin 2017, në pjesën më të madhe të qarqeve në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë në Kukës ulën konsumin me 32% në vitin 2019 në raport me vitin 2017. Konsumi mesatar i një familje të tillë në Kukës ishte 63, 335 lekë në muaj më 2019, ndërsa në vitin 2017 ishte 93,691 lekë. Pas Kukësit, rënia më e madhe e konsumit ishte në familjet e arsimuara në Durrës, me rreth 26 %. Një familje me arsim të lartë në këtë qytet shpenzoi mesatarisht 94,717 lekë në muaj më 2019, ndërsa në vitin 2017 shpenzoi 127,608 lekë.

Në Vlorë, e njëjta kategori pësoi rënie të konsumit me 14.8% dhe në Korçë me rreth 8% dhe Elbasan me -03%. Nga ana tjetër, familjet e arsimuara rritën konsumin për të njëjtën periudhë në Dibër me 57%, Fier 14.3% dhe Tiranë me 3.6% dhe Shkodër me 3%.

Për sa u përket shpenzimeve në nivel qarku, sipas nivelit të arsimit të kryefamiljarit, vihet re që me rritjen e nivelit arsimor të kryefamiljarit, rriten edhe shpenzimet. Shpenzimet më të larta janë regjistruar në kategorinë e kryefamiljarëve me arsim të lartë apo pasuniversitar, ndjekur nga kategoria e të arsimuarve në shkolla të mesme të përgjithshme ose profesionale.

Vlerat më të larta të shpenzimeve për vitin 2019 në kategorinë e arsimit të lartë janë regjistruar në qarqet Tiranë dhe Shkodër, ndërsa vlerat më të larta për kategorinë e të arsimuarve në shkolla të mesme të përgjithshme ose profesionale janë regjistruar në qarqet Tiranë dhe Korçë. Shpërndarja e familjeve sipas arsimit të kryefamiljarit dhe shpenzimeve mesatare mujore paraqet tendenca të ndryshme përqendrimi në qarqe.

Shpenzimet mesatare për konsum sipas qarqeve kanë ndryshuar gjatë periudhës 2018-2019 duke shprehur në përgjithësi tendenca të ndryshme për nga madhësia e shpenzimeve. Rritja më e lartë e shpenzimeve për konsum në vitin 2019 është regjistruar në Qarkun e Dibrës dhe atë të Fierit, përkatësisht 12,3% dhe 9,2%. Ndërsa ulja më e madhe e shpenzimeve të konsumit vihet re në Qarkun e Durrësit, me 1,6%.

Shpenzimet mesatare mujore për konsum të grupeve “Ushqime, pije joalkoolike, pije alkoolike dhe duhan” kanë ndryshuar gjatë periudhës 2018-2019, duke shprehur në përgjithësi sjellje të ndryshme konsumatore. Rritja më e lartë e peshës së shpenzimeve për këto grupe nga viti 2018 është regjistruar në Qarkun e Kukësit me 8,9 pikë përqindje, ndërkohë ulja më e theksuar për grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike, pije alkoolike dhe duhan” është regjistruar në Qarkun e Lezhës, me 6,6 pikë përqindje./Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

Publikuar më 16.02.2021
Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtim...

Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtimi i tyre të paktën sipas statistikave zyrtare nuk u shoqërua me rritjen e prodhimit për punonjës. Ecuria tregon se, rritja e numrit të të punësuarve nuk e ka rritur produktivitetin në ekonomi dhe për rrjedhojë, edhe të ardhurat e tyre, sipas të […]

Lexo më shumë

Vendimi që kufizon të drejtën e shit-blerjes/ Qytetarët nuk mund të shesin apo dhurojnë banesat e përfituara nga ‘Rindërtimi’

Vendimi që kufizon të drejtën e shit-blerjes/ Qytetarët nuk mund të shesin apo dhurojnë banesat e përfituara nga ‘Rindërtimi’

Publikuar më 04.02.2021
Para dy ditësh qeveria shqiptare ka publikuar vendimin e fir...

Para dy ditësh qeveria shqiptare ka publikuar vendimin e firmosur nga Kryeministri Edi Rama, në bazë të së cilës, shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen. Vendimi titullohet: “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, […]

Lexo më shumë

Shqipëria e 9-a në botë për eksportin e gështenjës, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat e Veriut

Shqipëria e 9-a në botë për eksportin e gështenjës, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat e Veriut

Publikuar më 03.02.2021
Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përs...

Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përshtatshme klimatike për prodhimin e tyre në veri të vendit krijojnë mundësi për fitime në banorët e këtyre zonave. Një studim i profesorëve Drini Imami dhe Engjëll Shkreli, i financuar nga BERZH, vërteton se arroret (dhe veçanërisht gështenja) përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash […]

Lexo më shumë

Gjermania investitori më i madh në Shqipëri, mbështet me rreth 125 milionë euro ekonominë e vendit

Gjermania investitori më i madh në Shqipëri, mbështet me rreth 125 milionë euro ekonominë e vendit

Publikuar më 28.01.2021
Me një fond prej 124,9 milion eurosh Gjermania do të mbështe...

Me një fond prej 124,9 milion eurosh Gjermania do të mbështesë katër vitet në vijim investime në sektorët e energjisë, të turizmit dhe të mjedisit në Shqipëri. “Kjo mbështetje, që vjen kryesisht në formën e kredive të buta, ka për qëllim zhvillimin e administrimit të mbetjeve sipas standardeve të BE-së, rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës […]

Lexo më shumë

Prej disa vitesh ishte përfaqësues për investimet në Shqipëri/ Banka Europiane e Investimeve prezanton drejtuesin e ri për Ballkanin Perëndimor

Prej disa vitesh ishte përfaqësues për investimet në Shqipëri/ Banka Europiane e Investimeve prezanton drejtuesin e ri për Ballkanin Perëndimor

Publikuar më 26.01.2021
Alessandro Bragonzi emërohet Shefi i ri i Zyrës Përfaqësuese...

Alessandro Bragonzi emërohet Shefi i ri i Zyrës Përfaqësuese të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për Ballkanin Perëndimor. Ai pason Dubravka Negre, mandati i së cilës përfundoi në mes të janarit. Zëvendës-presidentja e BEI-së, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, Lilyana Pavlova deklaroi se: “Ne presim me padurim të prezantojmë iniciativat tona të reja për këtë rajon kur bëhet fjalë për rimëkëmbjen nga Covid-19 […]

Lexo më shumë

Keni dy punë? Kujdes, filloni e ruani para, tatimi mbi pagat do t’ju rritet ndjeshëm, të paktën 400 euro më shumë në vit

Keni dy punë? Kujdes, filloni e ruani para, tatimi mbi pagat do t’ju rritet ndjeshëm, të paktën 400 euro më shumë në vit

Publikuar më 02.01.2021
Nëse gjatë vitit 2020, keni pasur dy punë, pavarësisht shumë...

Nëse gjatë vitit 2020, keni pasur dy punë, pavarësisht shumës që jeni paguar në secilën prej tyre, duhet të hiqni para mënjanë çdo muaj, në mënyrë që të mos ju rëndojë kur të duhet të paguani tatimin shtesë deri në fund të prillit 2021. Këtë formë kursimi do të duhet ta bëni tashmë çdo muaj […]

Lexo më shumë

Ulja e pragut dhe heqja e TVSH: Të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit

Ulja e pragut dhe heqja e TVSH: Të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit

Publikuar më 01.01.2021
Për herë të parë në 2021 nuk është miratuar një paketë e plo...

Për herë të parë në 2021 nuk është miratuar një paketë e plotë fiskale siç ka ndodhur vitet e kaluar, për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia. Megjithatë, ndryshimet ligjore që hynë në fuqi nga 1 janari 2021 nuk kanë munguar, duke filluar nga rritja e pagës minimale e maksimale, bërja zero […]

Lexo më shumë

Zëri i Amerikës: Ekonomia shqiptare pëson rënie edhe në tremujorin e tretë

Zëri i Amerikës: Ekonomia shqiptare pëson rënie edhe në tremujorin e tretë

Publikuar më 24.12.2020
Shqipëria regjistroi tremujorin e tretë radhazi me një rritj...

Shqipëria regjistroi tremujorin e tretë radhazi me një rritje ekonomike negative, ndikuar nga pandemia e COIVID 19 Të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë ekonomia e vendit ra me 3.47 përqind, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e dytë ishte regjistruar […]

Lexo më shumë