Shqiptarët po kthehen në kufi, 309 vetë për një javë nuk lejohen të hyjnë në BE

Për një javë janë kthyer gjithsej 309 persona, të cilët nuk justifikonin arsyet e lëvizjes për në BE. Në një bilanc javor të Policisë Kufitare dhe të Migracionit, thuhet se janë kapur dhe proceduar penalisht 23 shtetas të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme pasi kishin probleme me afatet e qëndrimit në hapësirën Shengen. Po gjatë kësaj jave, nga Policia Kufitare janë kapur 9 persona që ishin në kërkim, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë. Ata ishin shpallur në kërkim pasi kishin kryer vepra të ndryshme penale. Janë proceduar penalisht 7 shtetas për falsifikim të dokumenteve, si dhe një shtetas italian për mos deklarim të vlerave monetare në kufi. Gjatë patrullimeve në kufirin jeshil janë kapur dhe prapësuar në mënyrë vullnetare 21 shtetas, klandestinë, të ardhur nga vendet e konsideruara të treta, nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me qëllim kalimin për në një nga vendet e BE-së. Gjatë patrullimit në kufirin detar gjatë kësaj jave janë proceduar penalisht dy shtetas që kanë lëvizur nga vendbanimet me mjetet lundruese gomone pa njoftuar më parë për lëvizjen.

Rastet e tjera

Po ashtu janë goditur 2 raste të tentativës për trafik të lëndëve narkotike, si dhe 1 rast për trafik të mjeteve motorike. Në këtë kuadër, Policia Kufitare, po kryen patrullime të përbashkëta me policitë homologe kufitare, të Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës, duke koordinuar më së miri veprimet.

 

Të tjera

Abissnet