×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqiptarët nxitojnë të ikin nga sytë këmbët, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë. Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor.

Në gusht, aplikimet ishin më të larta dhe se muajt e fundit përpara se të fillonte pandemia, dhjetor 2019 dhe janar e shkurt 2020. Në gusht 2021, rreth 1200 ishin aplikime të reja dhe rreth 230 ishin riaplikime. Në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, shqiptarët mbajnë rekord për numrin e aplikimeve në gusht, duke rezultuar gati katër herë më të larta sesa shteti i dytë pas nesh, që është Maqedonia e Veriut.

Cikli i emigrimit, i nisur që pas viteve ’90 nuk po njeh ngadalësim, përkundrazi ai është përshpejtuar sërish që pas vitit 2015. Të dhëna të tjera të Eurostat bëjnë të ditur se që nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE). Sipas viteve, numri më i madh i aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare (azil) është shënuar në vitin 2016, me gati 69 mijë, ku gati 80% kishin destinacion Gjermaninë. Vitet e mëvonshme, aplikimet u përgjysmuan, ndërsa në 2019-n u shënua një tendencë rritëse e lehtë. Në 2020-n, pandemia i frenoi përkohësisht aplikimet, për shkak të karantinave dhe kufizimeve të udhëtimeve, por nuk i ndali tërësisht. Ndërsa në verën e këtij viti u konstatua sërish rritje e kërkesave për azil, duke arritur nivelet e para pandemisë, citon Monitor.

Krahas kërkesave për azil, që në pjesën më të madhe, mbi 90%, refuzohen për shkak se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, rrugët për të ikur janë të shumta. Po sipas Eurostat, që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mban rekordin për numrin e shtetasve të saj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në një shtet të Bashkimit Europian. Për të njëjtën periudhë (2008-2020) kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 426 mijë serbë, 337 mijë boshnjakë, 285 mijë shtetas të Kosovës, 195 mijë nga Maqedonia e Veriut dhe më pak se 20 mijë nga Mali i Zi. Në raport me popullsinë, diferenca është edhe më e lartë. Gati 25% e popullsisë shqiptare (të vitit 2020) tashmë jeton e punon në një nga vendet e Bashkimit Europian. Vendi i dyte pas nesh është Kosova (15.4%), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (10.3%), Maqedonia e Veriut (9.4%), Serbia (6.2) dhe Mali i Zi (3.3%).

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Publikuar më 27.01.2022
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari E.R. 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e […]

Lexo më shumë

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Publikuar më 27.01.2022
I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar...

I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar ka deklaruar prerazi këtë të enjte se nëse Sali Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike nuk mund të priten marrëdhënie të kësaj të fundit normale me SHBA-të. Sipas Gabierl Escobar, nuk është normale që një njeri i sanksionuar për vepra të mëdha korrupsioni të jetë […]

Lexo më shumë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Publikuar më 27.01.2022
Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion...

Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion turistik. Duke qenë të preferuara për turistët nga e gjithë bota, ato bëhen një treg potencial për drogat që përdoren nëpër feta të Kankunit, Playa del Carmen, Tulum etj. DEA Amerikane dhe Interpol kanë zbuluar kriminelë të kërkuar nga të paktën 12 vende që banojnë në shtetin […]

Lexo më shumë

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Publikuar më 27.01.2022
Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si m...

Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për Rai News Vincenzo Musacchio* thekson se vendet si Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej dhe madje investojnë në […]

Lexo më shumë

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Publikuar më 27.01.2022
Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka ...

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme. Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Publikuar më 27.01.2022
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se...

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës qëllon me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte […]

Lexo më shumë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Publikuar më 27.01.2022
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima ng...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, pandemia nuk ka kursyer as fëmijët. Një djalë 9-vjeçar nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Ndër të tjera, kanë humbur jetën dhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi […]

Lexo më shumë

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar më 27.01.2022
Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orë...

Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 5662 testime, kanë rezultuar pozitivë 1549 qytetarë. Betejën me COVID e kanë humbur 6 qytetarë. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 […]

Lexo më shumë