Shqiptarët ngrenë në këmbë policinë greke, frikë për arratisje në burgun e Koridhalos

Dy të rinj shqiptarë, të cilët dyshohen se po planifikonin një arratisje nga burgu i Koridhalosit janë vënë së fundmi në hetim nga autoritetet greke.

Dy shqiptarët,  emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, janë fotografuar dhe filmuar të enjten në hyrjen e burgut. Mediat greke raportojnë se fill pas kësaj ata janë larguar në drejtim të paditur.

Pikërisht ky veprim ka ngjallur dyshime të autoritetet greke, se ata mund të ishin duke planifikuar një arratisje të të burgosurve shqiptarë në këtë burg.

Mësohet se dy të rinjtë, të moshës 18 dhe 20 vjeç, kanë mbërritur nga Shqipëria në Greqi me autobus.

Një burim bën me dije se ata shkuan me njëherë drejt burgut të Koridhalos, ndërsa një tjetër sugjeron se dy shqiptarët po qëndrojnë në zonën Metaksurigo të Athinës.

Në të njëjtin burg, Koridhalo, vuajnë dënimin tre shqiptarë të rrëzikshëm që porositën muajin e kaluar vrasjen Mixalis Zafeiropoulos, avokat i njohur në Athinë.

Të tjera

Abissnet