Shqiptarët në Greqi / Mbi 180 mijë janë ilegalë, 170 të vrarë prej….

Emigracioni shqiptar në Greqi, një anektodë e shekullit, aq sa deri më sot asnjë emigrant nuk ka fituar Statusin e Emigrantit, legalizimin e përhershëm. Edhe ata emigrantë që punuan mbi 25 vite dhe që kanë blerë shtëpi këtu, në këtë vend janë të paligjshëm, pasi nuk janë në gjendje të punojnë për shkak të krizës. 150.000 janë që presin të legalizohen pasi më pare kane kaluar në labirinthe që askush nuk mund ta besoj. Pjesa më e madhe e këtyre shqiptarëve kanë paguar një pagesë prej 300 eurosh dhe kane mbi dy vite që presin të legalizohen, por që nuk kanë të drejtë të largohen nga Greqia. 30.000 janë pensionistë që dikur punonin, ndërsa sot njerëz të një kategorie të robëruar, që nuk kanë të drejtë të ikin në Shqipëri, pasi ligjet e këtij vendi u kane hequr këtë të drejtë, edhe pse më parë u kanë mohuar me të drejtë njohjen e kontributeve të tyre për njohje pensioni apo shërbimi mjekësor.

Emigracioni shqiptar në Greqi një anektodë e shekullit, aq sa deri më sot asnjë emigrant nuk ka fituar Statusin e Emigrantit, legalizimin e përhershëm. Edhe ata emigrantë që punuan mbi 25 vite dhe që kanë blerë shtëpi këtu në këtë vend, janë të paligjshëm. Në burgjet e këtij vendi janë mbi 2 900 të dënuar që përbëjnë afërsisht 23% të numrit të përgjithshëm të të burgosurve, aq sa askush nuk ka vajtur për t’i parë, për t’i ndigjuar përse janë dënuar. Askush nuk ndihet për këtë situatë kaq të rëndë, që po kalojnë emigrantët tanë.

Por…

– Kemi 170 emigrantë të vrarë, ku 93 janë viktima të policisë apo rojeve kufitare, aq sa kemi mbi 500 keqtrajtime dhe plagosje me armë.

– Kemi edhe 480 fëmijë të zhdukur në institucione shtetërore si ajo ne “Agio Varvara” në rrugën “Singrou Fix”.

– Kemi gjithashtu një ushtri të aksidentuar në pune dhe që nuk fitojnë ato që u takon në bazë të ligjit njësoj si vendasit.

– Kemi shqiptarë që ndjekin shkollat greke dhe që arrin në 71.5% të të gjithë nxënësve të huaj.

– Kemi 100,000 shqiptarë që kanë përfunduar arsimin e mesëm.

– Kemi 20,000 shqiptare që janë të diplomuar në arsimin e lartë.

– Kemi shqiptarë të dëmtuar nga zjarret e fundit po askush nuk vajti t’i shohë nga afër se çfarë nevoje kanë…

– Kemi një komunitet shqiptar me një popullsi prej 387.023 që jeton ligjshëm

– Kemi mbi 3.000 biznese të vogla dhe të mesme, por edhe një përfaqesi “Made in Albania”, por nuk kemi shtet që interesohet për këta emigrantë…!

Sh.Zinxhiria

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet