Shqiptarët heqin të revoltuar flamurin e Vorio Epirit: Këtu jemi në Shqipëri

Foto 1 nga 4 Pas Para

Grekët e vazhdojnë shovinizmin e tyre në Shqipëri. Mijëra simpatizantë të “Agimit të Artë” në Greqi marshuan përpara Kuvendit grek duke kërkuar shkëputjen e jugut të vendit tonë. Mirëpo, shovinizmi vijon dhe se në Bularat të Gjirokastrës, ku u shpalos edhe një flamur i madh i Vorio – Epirit. Flamuri është ngritur nga ana e Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio – Epirit, e cila ka organizuar një tubim në përkujtim të luftëtarëve të rënë në vitin 1914 në luftë për aneksimin e jugut të vendit tonë. Në manifestimin e tyre, ata kanë shpërndarë në “Facebook” edhe foto të flamurit me mbishkrim në greqisht, duke bërë që qytetarët shqiptarë të zemërohen dhe acarohen së tepërmi.

Pikërisht shqiptarët kanë shkruar pranë JOQ se e kanë hequr flamurin e Greqisë dhe kanë vendosur atë të Shqipërisë së Madhe. Ata thanë se organizata greke është terroriste e se e gjitha kjo është akt agresioni.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet