Shqiptarët ekzekutojnë snajperistin kurd, i identifikon policia britanike

Foto 1 nga 4 Pas Para

Hemwand Ali Hussain, 30 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në Charterhouse Street, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar. Policia e Cleveland tha se shtetasit shqiptarë Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë në kërkim në lidhje me hetimin e vrasjes.

Policia tha që Z. Hussain kishte shërbyer si snajperist në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturës shtetit islamik. Një zëdhënës tha që të dy personat kanë lindur në Shqipëri, por mendohet se kanë lidhje me një numër qytetesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Eugert Merizaj është i gjatë rreth 1.68 me sy kafe dhe flokë të shkurtër të errët me një fije floku të tërhequr. Qazim Marku është 1.77 i gjatë me sy kafe dhe flokë të shkurtër të errët.

Inspektorja Sarah Robinson tha: “Ne do t’i bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta burra të kërkuar për të kontaktuar me policinë, dhe nëse dikush i sheh këta burra, u kërkohet të mos i afrohen atyre”.

Katër burra të moshës 24, 38, 31 dhe 22 janë akuzuar tashmë për vrasjen e Z. Hussain dhe janë në pritje të paraqitjeve në gjykatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet