Shqiptarët dhe rumunët punonin si skllevër në bujqësi e ndërtim, në pranga tre italianë (VIDEO)

Tre italianë që ishin pronarë të disa shoqërive kanë përfunduar në prangat e policisë pasi rekrutonin në punë të zezë punëtorë nga Rumania dhe Shqipëria.

Hetimi zbuloi fakte tronditëse rreth kushteve të punës, ku punëtorët detyroheshin të punonin me turne të zgjatura deri në 11 orë, për një pagë të ulët nga 4 deri në 5 euro në ditë.

Operacioni “Agri Jobs”, i koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Firences, çoi në arrestimin e tre personave.

Mësohet se shtetasit në fjalë do të dalin para drejtësisë, nën akuzën e  shfrytëzimit të paligjshëm të punës, të shoqëruar me dhunë, e keqtrajtime.

Mediat italiane raportojnë se tre personat në fjalë janë prangosur në provincat e Padovës, Veronës dhe Peruxhias.

Sipas hetuesve, punëtorët rekrutoheshin nga vende si Shqipëria dhe Rumania, e punon në bujqësi dhe ndërtim, veçanërisht në Toskanë dhe Veneto, deri në Zvicër.

Punëtorët nuk paguheshin për punën jashtë orarit, kontrata e punës nuk respektohej, dhe madje kërcënoheshin me mospagesë nëse nuk vijonin me turne të zgjatura.

Hetimi kishte nisur që në nëntor  të vitit 2017, pas vdekjes për shkaqe natyrore të një shtetasi rumun në Rufina, në fshat pranë Firences.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet