Shqiptarët bëjnë namin në Itali, 32 vjedhje brenda 1 muaji

Autoritetet italiane kanë arrestuar shtatë shtetas shqiptarë, nën akuzën se janë përgjegjës për rreth 32 vjedhje të ndodhura brenda një muaji.
Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë të gjithë të moshës nga 20 deri 26 vjeç. Ata akuzohen për krijimin e një organizate kriminale për krime kundër pronës dhe trafikim droge. Arrestimet ndodhën pas hetimeve të nisura në janar që dokumentuan aktivitetin e organizatës kriminalë që ishte vendosur në provincën e Milanos dhe kishte aktivitet edhe në Monza, Brianza, Bergamo, Brescia, Lodi dhe Varese.
Ata janë autorë të vjedhjeve të stacioneve të shërbimit në 15 raste, të 14 grabitjeve me thyerje dhe të 2 plaçkitjeve të shtëpive.

Të tjera

Abissnet