Shqiptarët arratisen nga burgu, zyrtarët italianë në rrezik

Ish-drejtori i burgut të Rebibbias Mauro Mariani dhe 13 zyrtarë të tjerë burgjesh janë duke u hetuar në lidhje me arratisjen e disa shqiptarëve. Këta të fundit kanë ikur nga burgu në Romë më datë 27 tetor.

Ndërkohë, nën akuzë është edhe kreu i Zyrës në Provincial Claudio Marchiandi. Ky i fundit është fajësuar për pakujdesi. Prokurorja e çështjes Nadia Plastina bartëse e dosjes hetimore, ka thënë se të dyshuarit do të hetohen për “pakujdesi ndaj të burgosurve për të parandaluar ikjen e tyre nga vuajtja e dënimit”. Përveç këtyre dy zyrtarëve relativisht të lartë të burgjeve, nën akuzë do të përfundojnë edhe kreu i Departamentit të Burgut, Massimo Cardilli, dy inspektorë të Peniteziaria dhe shtatë asistentë, shkruan “Tempo”.

Tre shqiptarë janë larguar nga burgu në Romë, duke u hedhur nga muri. Ata janë Tezan Basho, i dënuar me burgim të përjetshëm, Ilir Pere dënuar me 25 vjet dhe Mikel Hasanbelli, që ishte paraparë se do të lihej i lirë vetëm në vitin 2020. Akuzat që rëndojnë mbi shqiptarët janë të rënda.

/D.Xh/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet