
Një organizatë për mbrojtjen e mjedisit ka reaguar së fundmi për një çështje mjaft të rëndësishme, siç është ajo e mbrojtjes së shqiponjës së malit, simbolit tonë kombëtarë. Përmes një reagimi në llogarinë e saj në “Facebook”, shoqata AOS-Albanian Ornithological Society, ka denoncuar faktin se shpendi është qëlluar për t’u kapur dhe përdorur si objekt tregtar.
Shqiponja e malit është qëlluar me saçme pak ditë më parë në Skrapar. Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat e gjeti dhe e dërgoi në Qendrën e Rehabilitimit të Shpendëve të Egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ku rezultoi se kishte dëmtime në trup dhe krahu i djathtë rezulton i thyer.
Organizata kujton se shqiponja e malit, ky simbol kombëtar, shpend madhështor i maleve tona, është pikërisht ai që na jep krenarinë dhe identitetin kombëtar.
Reagimi plotë i AOS-Albanian Ornithological Society:
𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗢𝗡𝗝𝗔 𝗘 𝗠𝗔𝗟𝗜𝗧, 𝗦𝗜𝗠𝗕𝗢𝗟𝗜 𝗬𝗡𝗘 𝗞𝗢𝗠𝗕𝗘𝗧𝗔𝗥, 𝗤𝗘𝗟𝗟𝗢𝗛𝗘𝗧 𝗠𝗘 𝗔𝗥𝗠𝗘 𝗭𝗝𝗔𝗥𝗥𝗜 / 𝗧𝗛𝗘 𝗚𝗢𝗟𝗗𝗘𝗡 𝗘𝗔𝗚𝗟𝗘, 𝗢𝗨𝗥 𝗡𝗔𝗧𝗜𝗢𝗡𝗔𝗟 𝗦𝗬𝗠𝗕𝗢𝗟, 𝗜𝗦 𝗦𝗛𝗢𝗧 𝗪𝗜𝗧𝗛 𝗔 𝗙𝗜𝗥𝗘𝗔𝗥𝗠
AL| 🇦🇱 Pak ditë më parë, stafi i ADZM Berat informoi mbi gjetjen e një 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗼𝗻𝗷𝗲 𝘁𝗲 𝗺𝗮𝗹𝗶𝘁 (𝘼𝙦𝙪𝙞𝙡𝙖 𝙘𝙝𝙧𝙮𝙨𝙖𝙚𝙩𝙤𝙨) 🦅 në Skrapar e cila më pas u përcoll prej tyre në Qendrën e Rehabilitimit të Shpendëve të Egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Analiza grafike e kryer nga ADZM Fier, konfirmoi dyshimet se shpendi ishte i plagosur dhe i paaftë për fluturim. Grafia tregoi se trupi i Shqiponjës së Malit 🦅 ishte i mbushur me saçme ndërsa krahu i djathtë rezulton i thyer. Me shumë mundësi shpendi është qëlluar për tu kapur e përdorur si objekt tregtie. Pra, kemi të bëjmë me një viktimë të pastër të brakonazhit me qëllim tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra. Që të dy veprimet janë rreptësishtë të ndaluara dhe duhet të penalizohen.
Shqiponja e malit 🦅, ky simbol kombëtar 🇦🇱, shpend madhështor i maleve tona ⛰🏔, është pikërisht ai që na jep krenarinë dhe identitetin kombëtar 🇦🇱. Ndaj ky rast i goditjes apo i tregtimit të Shqiponjës së malit saj nuk është thjesht një vrasje apo tregti tjetër që duhet kaluar në heshtje. Është vrasje dhe përdhosje e simbolit tonë kombëtar 🇦🇱 ndaj dhe duhet që autoritetet përgjegjëse ta marrin rastin tepër seriozisht dhe ta hetojnë sikurse hetohet çdo krim i rëndë.⛔
Ky krim është akoma më i rëndë se çka paraqitet nëse marrim parasysh se në 20 vitet e fundit, popullata e Shqiponjës së malit ka pësuar rënie drastike. Nëse në fillimin e viteve 2000, BirdLife International raporton 5️⃣0️⃣-1️⃣5️⃣0️⃣ çifte të Shqiponjës së malit, Atlasi i Shpendëve Folezues të Europës raporton në 2020 për vetëm 2️⃣5️⃣-6️⃣3️⃣ çifte folezues.
𝗣𝗿𝗮 𝗻𝗲 𝟮𝟬 𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁, 𝗽𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗼𝗻𝗷𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗺𝗮𝗹𝗶𝘁 𝗻𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲𝘀𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲 𝗸𝗲𝘁𝗲 𝗿𝗲𝗻𝗲📉📉 𝗺𝗲 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟱𝟬-𝟲𝟬%. 𝗡𝗷𝗲 𝗿𝗲𝗻𝗶𝗲 𝗸𝗮𝘁𝗮𝘀𝘁𝗿𝗼𝗳𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲𝗽𝗲𝗿 𝘀𝗵𝗾𝗲𝘁𝗲𝘀𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝗰𝗱𝗼 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗰𝗱𝗼 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿! 👥👥
Autoritetet duhet të reagojnë me hetimin dhe ndjekjen e menjëhershme të këtij rasti që ky lajm i trishtë të mos përdoret vetëm për të njollosur Shqipërinë. Por ata duhet të reagojnë dhe për rimëkëmbjen e simbolit tonë kombëtar që po rrezikon të zhduket nga memorja historike. Vite të shumta të përndjekjes, vrasjes, rrëmbimit të të vegjëlve, helmimit dhe përshqetësimit të habitateve folezuese po e zhdukin simbolin tonë. Kjo humbje nuk ka cmim sepse ruajtja e memories historike është më e rëndësishme se cdo gjë.
Nesë nuk veprohet sot, nesër askush nuk do të flasë më për lidhjen simbolike të kombit tonë me Shqiponjën e malit dhe shqiptarët mund të quhen cdo gjë vec jo bijtë e Shqipes Krenare!
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply