×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqipërisë i duhet një model i ri ekonomik dhe një plan strategjik për rritjen e investimeve të huaja

Arlind Puka

Pabarazia ekonomike është shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave dhe mundësive ndërmjet grupeve të ndryshme në shoqëri. Eshtë një shqetësim në pothuajse të gjitha vendet e botës dhe shpesh njerëzit në varfëri kane me pak shanse për të ngjitur shkallët shoqërore. Por, të lindësh në varfëri nuk do të thotë automatikisht të qëndrosh i varfër. Arsimi, në të gjitha nivelet, ngritja e aftësive dhe politikat e trajnimit mund të përdoren së bashku me programet e ndihmës sociale për të ndihmuar njerëzit nga varfëria dhe për të zvogëluar pabarazinë. Disa vende gjithashtu po shqyrtojnë nëse një e ardhur bazë universale mund të jetë përgjigjja.Një përqindëshi i më të pasurve të botës zotëron 50.1% të pasurisë në botë. Ata do të mund te kontrollojnë rreth 2/3-tat e të gjithë pasurisë së globit deri në vitin 2030.1000 njerëzit më të pasur në planet rikuperuan humbjet e tyre nga COVID-19 vetëm brenda nëntë muajve, por mund të duhet më shumë se një dekadë që më të varfërit në botë të rikuperohen nga ndikimet ekonomike të pandemisë. Sistemi i manipuluar ekonomik po i mundëson një elite super të pasur të grumbullojë pasuri në mes të recesionit më negativ që nga ‘Depresioni i Madh’, ndërsa miliarda njerëz po përpiqen të sigurojnë jetesën.Pabarazia më e lartë e të ardhurave rrit po ashtu paqëndrueshmërinë politike – shoqëritë më të pabarabarta janë më të paqëndrueshme politikisht. Shtresëzimi ekonomik i shoqërisë në “elita” dhe “masa” luajti një rol qendror në shembjen e civilizimeve të tjera të përparuara si perandoritë Romake, Han dhe Gupta.

Shqipëria ka përjetuar një transformim të madh gjatë çerek shekullit të fundit, duke dalë nga një formë veçanërisht e izoluar e komunizmit në fillim të viteve 1990 për të përballuar sfidat thelbësore të formimit të një sistemi të përgjegjshëm, demokratik të qeverisjes dhe zhvillimit të një ekonomie moderne. Ndërsa tranzicioni ishte dramatik, transformimi, në shumë mënyra, është ende në vazhdim. Sot, shqiptarët janë të etur të vazhdojnë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe të shohin llojin e rritjes ekonomike që një ditë do t’i lejojë ata të gëzojnë të njëjtat nivele të të ardhurave dhe mundësive që gjenden në Europën e zhvilluar. Ekonomia e Shqipërisë ka kaluar afërsisht në tre periudha pas tranzicionit fillestar: (1) një periudhë e trazuar nga 1990-1997 me një rritje të përgjithshme negative, duke kulmuar me kolapsin e skemave piramidale dhe anarkinë; (2) rritje e shpejtë, por thelbësisht e paqëndrueshme gjatë dekadës pasuese deri në krizën financiare globale, e nxitur nga remitancat, investimet e huaja kryesisht të bazuara në burimet natyrore dhe ndërtimet; dhe (3) një trajektore më e ulët e rritjes nga viti 2008 deri më sot, ku Shqipëria ka shmangur recesionin por ka luftuar për të zbuluar nxitësit e rinj të rritjes.Në Shqipëri, më pak se 2% e popullsisë zotëron një pasuri që është e barabartë me gjysmën e pasurisë dhe parasë në vend.Nëse paratë nuk zotërohen nga një shumicë njerëzish dhe përqendrohen në formën e pasurisë dhe parave në duart e një pakice, atëherë thjesht disa njerëz të pasur nuk mund të kompensojnë dot në asnjë moment sasinë apo volumin e transaksioneve që mund ta kryejnë shumica e njerëzve. Duke qenë se pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave rritet, e kanalizon paranë në duart e më pak njerëzve, ky realitet e bllokon mundësinë e shkëmbimeve në treg dhe ul volumin e qarkullimeve mes sektorëve të ekonomisë. Në këtë situatë të krijuar, ekonomia ngrin, sepse paratë përqendrohen në duart e pak njerëzve.Shqiptarët, sot, janë ndër popujt më të rrezikuar nga varfëria në Europë. Sipas Instat janë gjithsej 671 mijë shqiptarë që jetojnë poshtë kufirit të varfërisë relative, 185 mijë persona që nuk arrijnë të gjejnë punëqë nga viti 2019 dhe rreth 43 mijë familje shqiptare kanë remitancat si të vetmin burim jetese.Përpos rritjes së pagës minimale, qeveria duhet të garantojë një minimum jetik prej 200 mijë lekësh në muaj pasi varfëria në vend sipas Bankës Botërore mund të arrijë në 48% (numri i personave që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë) dhe duhet konsideruar ulja e  TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 5%. Minimumi jetik duhet të sigurojë jetesë dinjitoze me shërbimet bazike dhe duhet t’u mundësojë njerëzve pjesëmarrje aktive në shoqëri, pavarësisht nga aftësia e tyre për të punuar dhe duhet të bëhet një pjesë kryesore e sistemit kombëtar të mbrojtjes shoqërore dhe shëndetësore.Ligji Nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë” duhet amenduarduke përfshire si dispozitë të veçantë përkufizimin e minimumit jetik.Legjislacioni duhet të parashikojë format dhe mjetet se si duhet të aplikohet ky minimum deri sa të mundësojë që çdo qytetar të përfitojë lehtësisht një garanci të tillë dhe mos mjaftohet vetëm me përcaktimin e vlerës shifrore të këtij koncepti.

Mungesa e investimeve të huaja në vendin tonëështë shtuar shumë në vitet e fundit. Arsyeja kryesore është e thjeshtë: në një vend që gëlon nga korrupsioni askush nuk ofrohet të hedhë paratë e veta kot.Kjo klimë e papërshtatshme për të investuar në Shqipëri, e bashkëshoqëruar edhe me një mungesë të konkurrencës së vërtetë, me një drejtësi që mbetet e mbytur në një reformë që po zgjat pa fund dhe që vetëm drejtësi nuk jep, me një sistem fiskal që ndryshon pa paralajmërim dhe sipas orekseve të kompanive pranë pushtetit kanë krijuar një ndotje toksike që do të largonte edhe investitorin më optimist.Bazuar në përvojën e kompanive amerikane që veprojnë në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit, në Raportin mbi Klimën e Investimeve për Shqipërinë në vitin 2016, arriti në përfundimin se, “vlefshmëria e kontratave me qeverinë është një shqetësim i vazhdueshëm, me qeveritë e ardhshme që shpesh kërkojnë të anulojnë ose modifikojnë kontratat e nënshkruara nga qeveritë e mëparshme.  Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë aktivitetin e biznesit ndryshojnë shpesh dhe me pak konsultime me komunitetin e biznesit. ” Jo vetëm që nuk kemi arritur të tërheqim investime të huaja vitet e fundit, por përkundrazi jemi detyruar të paguajmë shuma marramëndëse investitorëve të cilët u detyruan të largoheshin si pasojë e presionit qeveritar. Shteti shqiptar duhet t’i paguajë biznesmenititalian, Françesko Beketit, një shumë që shkon deri në 140 milionë euro (shkak u bënë raportimet e televizionit AGON). Shqipëria humbi 40 milionëeuro pasi kompania greke fitoi gjyqin për rrugën Tiranë-Elbasan dhe 95 milionë euro dëmshpërblim kompanise çeke CEZ pas arritjes së marrëveshjes me këta të fundit në qershor 2014. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka në shqyrtim 205 çështje të komunikuara me palë shtetin shqiptar, që prej vitit 2008, që mund të kenë një kosto prej 2 miliardë euro. Pandemia luajti një rol të madh në tkurrjen e investimeve me kapital të huaj privat, por mbi të gjitha ndikoi përfundimi i dy projekteve madhore të TAP dhe Hidrocentralit të Devollit, që mbajnë prej kohësh peshën kryesore të parave që futen në ekonomi. Për momentin, projektet e vetme që mund të nisinshume shpejt ndërtimin janëparku diellor i Karavastasë, me vlerë 128 milionë euro, që do të kryhet nga francezët e Voltalia dhe investimet arabe në Portin e Durresit nga grupi Emaar prej 2 miliardë dollarësh për të ndërtuar pallate, hotele dhe një port turistik në zonën përreth prej 100 hektarësh.

Mungesa e besimit ndaj institucioneve të sundimit të ligjit, që të mund të sigurojnë stabilitet për investimet e sektorit privat, veçanërisht në drejtim të sigurimit të faktorëve të prodhimit, strukturimit të marrëdhënieve të biznesit, zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe kufizimit të veprimeve zyrtare arbitrare, korrupsioni i kudondodhur, pabarazia para ligjit, burokracia e tepruar, mungesa e transparences, konkurrenca e padrejtë, monopolet dhe përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP)janë pengesat kryesore për investimet e huaja.Investimet në turizëm preken ndjeshëm nga çështjet e pronësisë. Të gjithë i kujtojme pamjet e largimit nga Shqipëria me barrelë të biznesmenit libanezo-amerikan Faad Mitri kur 5 vite më parë u dhunua barbarisht nga persona te paidentifikuar me qëllim ndërprerjen e ndërtimeve për një resort turistik në Gjrin e Lalzit.

Shqiperia ka nevojë urgjente për një model te ri ekonomik dhe një plan strategjik për rritjen e investimeve të huaja në vend. Nuk dihet ende si do t’i zëvëndësojmë gropat e shkaktuara në ecurinë dhe stabilitetin e PBB-së nga rrudhja e sektorit të ndërtimit, zvogëlimi i remitancave dhe kufizimi i mundësive të privatizimeve. Reformat për përmirësimin e mjedisit të biznesit janë kritike për krijimin e vendeve të reja të punës dhe mund të forcojnë lidhjen mes rritjes ekonomike dhe reduktimit të varfërisë. Konkurrueshmëria, krijimi i vendeve të punës, inovacioni dhe fusha të tjera të angazhimit mund të ndihmojnë në kapërcimin e sfidave të vazhdueshme, të cilat pengojnë mjedisin e biznesit në vend.

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Besnik Fishta says:

    Jo vetem te kerkohen modèle te reja ekonomike,por dhe ne publicistike tu hapet rruga penave te reja. Sic eshte dhe ky autori i ketij shkrimi. Ka patur rastin te lexoj analiza e tij,te cilat me jane dukur te sakta,ndoshta nga arsyen se ky autor shkruan krejtesisht i pa ndikuar nga rrymat politike ne Shqiperi.
    B.Fishta.

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata vendos arrest me burg për Erdis Rrapaj

Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata vendos arrest me burg për Erdis Rrapaj

Publikuar më 07.03.2021
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg”...

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin. 25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e […]

Lexo më shumë

Ishte i fiskuar pas të resë duke e kërcënuar e përndjekur, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Ishte i fiskuar pas të resë duke e kërcënuar e përndjekur, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Publikuar më 07.03.2021
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcëno...

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcënonte dhe përndiqte një të re në rrjetet sociale. Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin S. B., i cili përndiqte një 21-vjeçare. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin: S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, […]

Lexo më shumë

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Publikuar më 07.03.2021
Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Be...

Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Berlin-Mitte. Ai është konsumator kokaine. Dikur, thotë ai, ka konsumuar afërsisht dy herë në javë. Që prej lockdown-it si rrjedhojë e koronavirusit konsumon më shpesh, i thotë Alexandër DW në telefon: “Me siguri katër herë në javë.” Ai çdo mbrëmje ka shokë për vizitë […]

Lexo më shumë

Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, policia vë në pranga 3 persona

Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, policia vë në pranga 3 persona

Publikuar më 07.03.2021
Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona që po transportonin ...

Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona që po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës. Ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit prej operacionit policor të koduar “Perimetri” janë Mehdi Gjini 28 vjeç, Kliton Preka 23 vjeç dhe Besim Laçi 28 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. […]

Lexo më shumë

Ishte shpallur në kërkim për veprime të turpshme ndaj fëmijëve, arrestohet 45 vjeçari

Ishte shpallur në kërkim për veprime të turpshme ndaj fëmijëve, arrestohet 45 vjeçari

Publikuar më 07.03.2021
Midis pesë të arrestuarve nga policia e Tiranës është edhe n...

Midis pesë të arrestuarve nga policia e Tiranës është edhe një 45 vjeçar. Shtetasi me E. K., ishte shpallur në kërkim për pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur. Njoftimi: Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në […]

Lexo më shumë

“Shpejt të thuhet se Covid-19 do largohet”, mjeku pneumolog: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, të infektuarit mund të preken nga format e reja

“Shpejt të thuhet se Covid-19 do largohet”, mjeku pneumolog: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, të infektuarit mund të preken nga format e reja

Publikuar më 06.03.2021
Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e larg...

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Jorgji tha se edhe nëse ke kaluar covid kohët e fundit, nuk do të thotë se […]

Lexo më shumë

Rekord viktimash dhe 777 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

Rekord viktimash dhe 777 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

Publikuar më 06.03.2021
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar ...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës 21 pacientë, ndërsa janë kryer 3 308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 persona. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në […]

Lexo më shumë

Plas sherri në Bllok, 39-vjeçari goditet me qytën e pistoletës

Plas sherri në Bllok, 39-vjeçari goditet me qytën e pistoletës

Publikuar më 06.03.2021
Një 39-vjeçar është goditur me qytën e pistoletës në zonën e...

Një 39-vjeçar është goditur me qytën e pistoletës në zonën e ish-Bllokut. Sipas uniformave blu, sot rreth orës 15:15, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe […]

Lexo më shumë