Shqipëria shpall “non grata” 52 grekë

Shqipëria ka shpallur non grata 52 shtetas grekë, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Kostandin Kacifas në Bularat, ku janë bërë thirrje ekstremiste ndaj shqiptarëve. Në atë ceremoni varrimi janë fyer gazetarët, si dhe kanë bllokuar aksin nacional që lidh Gjirokastrën me Kakavijën.

Ata janë shpallur non grata për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.  Zv/ ministri i Brendshëm Saimir Lleshaj doli në një deklaratë ku e quajti ngjarjen e ndodhur dje të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet