Shqipëria pakt me Greqinë për Detin? Presidenca: Nuk na ka kërkuar plotfuqishmëri për negociatat

Një ditë pasi ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani deklaroi se “deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” lidhur me negociatorët për marrëveshjen e Detit”, “Panorama” kërkoi informacion nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta.
Burimet konfirmojnë “që deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për negociatat për Marrëveshjen e Detit me Greqinë”.
Çfarë tha Nishani për “Plotfuqishmërinë” e negociatorëve
Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrëveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK, përbën vepër të rëndë penale.

Të tjera

Abissnet