Shqipëria ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave nën 20 vjeç

Ndonëse të bëhesh prind është përgjegjësi, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente. Të dhënat nga Instat tregojnë se për vitin 2018, rreth 5.21% e lindjeve u kryen nga nëna më të vogla se 20 vjeç. Edhe pse, në krahasim me një vit më parë, kjo përqindje shënoi ulje nga 5.6% në 5.2%, mbetet një nga më të lartat në Bashkimin Europian.

Në Bashkimin Europian, pjesa më e madhe e lindjeve (92%), ishin nga gra të moshës 20-39 vjeç. Rreth 4% e lindjeve u kryen nga vajzat në moshë adoleshencë dhe po aq nga gratë mbi moshën 40 vjeç.

Pjesa më e madhe e lindjeve nga nënat në moshë të re (nën 20 vjeç) u kryen në Bullgari dhe në Rumani.

Përqindja më e lartë u regjistrua në Bullgari, ku 12.5% e lindjeve në total u kryen nga adoleshentet dhe në Rumani me 12.1%. Më pas ato u ndoqën nga Hungaria me 8.5% dhe Sllovakia me 8.1%.

Në anën tjetër qëndrojnë vendet me përqindjen më të ulët të nënave në moshë të re. Danimarka kishte vetëm 1% të lindjeve të kryer nga nënat adoleshente, Italia dhe Sllovenia me 1.1%, Holanda me 1.2, Luksemburgu dhe Suedi me përkatësisht 1.4%.

Lindjet në Shqipëri

Nënat e moshës 25 deri në 29 vjeç përgjigjen për numrin më të lartë të lindjeve në Shqipëri, me rreth 35.6% të totali të lindjeve. Thuajse një e katërta e lindjeve (25.23%) u kryen nga nënat që i përkisnin grupmoshës 20-24 vjeç, dhe thuajse po aq (23.54) nga lindjet e kryera nga nënat e grupmoshës 30-35 vjeç.

Përqindja e lindjeve nga nënat në moshë 35-39 vjeç ka shënuar rritje në vitin 2018, ku sipas të dhënave të publikuara nga Instat në 2018-n zinin 8.5% të lindjeve nga 8% që kishin qenë një vit më parë.

Lindjet te gratë mbi 40 vjeç mbeten të ulëta, me vetëm 1.53% të totalit, ndonëse kanë qenë me rritje në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë mbetet një përqindje e ulët krahasuar me mesataren e BE-së prej 4%./Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet