Shqipëria mban gjallë Europianin, mposht Islandën me rezultatin 4-2

Shqipëria fiton 4-2 përballë Islandës dhe rihap garën në grupin H për kualifikueset e Euro 2020. Kastriot Dermaku, Elseid Hysaj, Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi menduan t’i japin fitoren kuqezinjve përballë Islandës, një ndeshje shumë vendimtare për kuqezinjtë.

Reja hodhi në fushë një formacion 3-5-2, me gjashtë ndryshime në formacion krahasuar me atë ndaj Francës. Golin e parë e shënoi Dermaku në minutën e 32′. 27- vjeçari të cilin Reja zgjodhi ta vendosë në vendin e Mavrajt, shpërbleu me një gol me kokë Shqipërinë. Lojtari i Parmas kërceu mbi gjithë mbrojtësit e tjerë për të zhbllokuar sfidën.

Pjesa e dytë nisi me gol për islandezët. Një pasiguri i Ardian Ismajli bëri lojtari më i rrezikshëm i miqve, Gylfi Sigurdsson barazoi në ‘heshtje’ rezultatin e sfidës. Por vetëm pak minuta dhe një pasim spektakolar i sulmuesit Rey Manaj u konkretizua me gol nga kapiteni Elseid Hysaj. Shkodrani mposhti lehtë portierin Halldorsson dhe festoi me stolin.

Ora 22:25 Shqipëria gjunjëzon Islandën në Elbasan, Cikalleshi shënon golin e katërt.

E pabesueshme në Elbasan! Tre minuta pas golit të Odise Roshit, një kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë është konkretizuar në gol. Ka nisur gjithçka nga një top i rikuperuar nga Bare në mesfushë, që ka pasuar për Roshin, me fierakun këmbëshpejtë që kalon mes linjave dhe sposton në krahun e majtë për Memushajn.

Vlonjati harkon në zonë dhe Cikalleshi stopin dhe me të majtën e çon topin në trekëndëshin e Halldorsonit, duke kaluar në ekstazë të gjithë tifozët kuqezi

Ora 22:21 Roshi shënon gol, Shqipëria në avantazh

Minuta e 79-të dhe tifozët shqiptarë po shikojnë një ndeshje për infarkt, teksa kuqezinjtë kanë kaluar sërish në epërsi. Ka qenë Odise Roshi, i sapofutur në lojë, që ka gjuajtur dhe topi i devijuar nga shkuar në shtyllë dhe më pas në rrjetën e Halldorsonit. 3-2!

Ora 22:01 Islanda gjen barazimin nga stoli, Sigthorsson shënon me prekjen e parë

Ora 21:54 Shqipëria e papërmbajtshme, kapiteni Hysaj çon peshë stadiumin

Kapiteni Elseid Hysaj ka kaluar në avantazh përsëri Shqipërinë pas një aksioni fantastik të Rei Manaj. Shqipëria u trondit pak nga goli i Sigurdsson dhe barazimi i befasishëm i Islandës por situata zgjati shumë pak.

Sërish një gol nga mbrojtja, kësaj radhe nga Elseid Hysaj i cili shënon golin e parë me fanellën e kombëtares kuqezi.

Ora 21:48 Avantazhi i Shqipërisë zgjat shumë pak, Islanda ndëshkon në heshtje

Islanda ka barazuar rezultatin me fillimin e pjesës së dytë. Gylfi Sigurdsson ka arritur të shënojë falë një pasigurie të mbrojtjes shqiptare. I gjendur në mes të zonës Sigurdsson ka çuar në cep të portës i pashqetësuar topin dhe 1-1.

Shqipëria e filloi në sulm këtë pjesë të dytë por islandezët janë treguar tepër të ftohtë duke shfrytëzuar paqartësinë e mbrojtësit Ismajli në mbrojtje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet