×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqipëria e pesta në Europë për vdekjet nga sëmundjet e zemrës, ja qytetet më problematike (Tabelat)

Shqipëria u rendit e pesta në Europë sa i përket peshës së lartë të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni), pas Bullgarisë, Rumanisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Me zemër më të dobët në Europë janë bullgarët, ku 66% e totalit të vdekjeve erdhi nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të ndjekur nga Rumania (58%),  Lituania (57%), Letonia (55%) dhe Shqipëria (53.7%). Pas Shqipërisë renditet Serbia me 51.9%.

Të dhënat për vendet e BE-së dhe disa shtete të tjera janë dhënë nga Eurostat, dhe i referohen vitit 2017, për Shqipërinë nga INSTAT, ndërsa përpunimi i shifrave të Eurostat dhe krahasimi është bërë nga “Monitor”.

Në vitin 2019, në Shqipëri, nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut ndodhën 53.4% e vdekjeve, me një rënie fare të lehtë në raport me 2017-n.

Në Europë, peshën më të ulët të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut e kanë Danimarka (23.4%), Mbretëria e Bashkuar (25.1), Holanda (25.7).

Për vdekjet nga tumoret, Shqipëria, së bashku me Bullgarinë, renditet në fund, duke pasur peshën më të ulët, me rreth 16% të totalit të humbjeve të jetëve. Rekordin e mbajnë Slovenia dhe Holanda, me rreth 31-32%.

Sëmundjet respiratore janë shkaku i tretë i vdekjeve në Europë, por në Shqipëri ka nivelin më të ulët me 2.9% të totalit. Rekordin e mban Mbretëria e Bashkuar, me rreth 14%.

Qytetet me zemër më të dobët në vend, rriten vdekjet te meshkujt e rinj

Jeta sedentare, dieta e pakontrolluar dhe ekspozimi i lartë ndaj alkoolit dhe ndaj duhanit po i vret shqiptarët dhe më së shumti meshkujt që çdo vit e më shumë po humbasin jetën nga infarktet dhe goditjet në tru. Alarmante është ulja e moshës së vdekshmërisë nga kjo sëmundje për meshkujt nën moshën 50 vjeç.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se më 2019-n kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut 32 persona në ditë.

Në total 11,704 persona kanë humbur jetën nga zemra ose tensioni, ose 53% e totalit të vdekjeve natyrale.

Meshkujt përbëjnë dhe përqindjen më të lartë të humbjes së jetëve nga kjo sëmundje, me 51.5%, përkundjet 50% të grave.

Në vitin 2019 është konstatuar një rritje e lartë e vdekshmërisë nga zemra dhe tensioni në grupmoshën e meshkujve 45-49 vjeç (+17%) dhe 55-59 vjeç (+4.6%)

46% e vdekjeve të meshkujve nga kjo sëmundje ishin të grupmoshës nga 40-59 vjeç, kundrejt 43% që ishte një vit më parë.

Mjekët pohojnë se vdekjet më të larta tek meshkujt i atribuohen stilit te jetesës më së shumti. Doktor P. Malaj thotë se, meshkujt janë të ekspozuar më shumë ndaj pirjes së duhanit, alkoolit, dietës së pa kontrolluar dhe punëve të rënda që rëndojnë sëmundshmërinë dhe sidomos sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Në të gjithë vendin, në 2019-n kishte 4.1 vdekje për 1000 banorë, për sëmundjen e  aparatit të qarkullimit të gjakut, me një rritje të lehtë në raport me 4, që ishte ky tregues një vit më parë.

Sipas qarqeve, qyteti me vdekjet më të larta nga zemra dhe tensioni, në raport me popullsinë është Berati, me 5.3 vdekje për 1000 banorë, me rritje në raport me vitin e mëparshëm (shih grafikun).

Në vend të dytë ka kaluar Shkodra, e cila ka shënuar një rritje të lartë të humbjeve të jetës nga zemra dhe tensioni në 2019-n (+8%), me 77 jetë të humbura më shumë, duke u ngjitur në 5.3 vdekje për 1000 banorë, nga 4.8% që ishte ky tregues vitin e mëparshëm.

Më pas renditen Korça e Gjirokastra (5.1 secili) , Vlora (4.9), Dibra (4.4).

Zemrën më të fortë e kanë tiranasit (3.5 vdekje për 1000 banorë), durrsakët (po 3.5) dhe elbasanllinjtë (3.4)./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Virologu gjerman rrëzon teoritë konspirative: E vërteta mbi rrezikshmërinë e Covid-19

Virologu gjerman rrëzon teoritë konspirative: E vërteta mbi rrezikshmërinë e Covid-19

Publikuar më 21.09.2020
Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike ...

Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë! Në demonstratat e Coronës, në biseda apo internet ndesh rregullisht teza të tilla, herë nga më të çuditshmet, herë teza që duken të kuptueshme të paraqitura nga teoricienë konspirativë, apo ata që mendojnë kundër dhe kundërshtarët […]

Lexo më shumë

“Vitamina D është zgjidhja”, mjeku: Mund të ulë infektimin nga koronavirus me 54%

“Vitamina D është zgjidhja”, mjeku: Mund të ulë infektimin nga koronavirus me 54%

Publikuar më 20.09.2020
Të gjithë njerëzit në botë frikësohen se mos infektohen me k...

Të gjithë njerëzit në botë frikësohen se mos infektohen me koronavirus, pas rasteve të shumta të zbuluara, sidomos në fillim të pandemisë, ndërsa edhe të tjera personalitete zbuluan se mund të ketë një valë të dytë të Covid-19. Ndoshta nuk duhet të presim ndonjë mrekulli për të ulur rrezikun që paraqet Covid, por “ilaçi” është […]

Lexo më shumë

“Kam parë luanë dhe majmunë në shtëpi”, zbulohen shenjat e koronavirusit në trurin e njeriut

“Kam parë luanë dhe majmunë në shtëpi”, zbulohen shenjat e koronavirusit në trurin e njeriut

Publikuar më 17.09.2020
Disa persona që infektohen me koronavirus kanë treguar shenj...

Disa persona që infektohen me koronavirus kanë treguar shenjat që shfaq sëmundja tek truri. Shkencëtarët janë të shqetësuar dhe po punojnë për të kuptuar arsyen. Një grua rreth 50 vjeçe betohej se kishte parë luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj. Ajo bëhej çdo ditë më e çorientuar dhe agresive ndaj të tjerëve dhe ishte […]

Lexo më shumë

“Jemi ende në fillim të pandemisë”, OBSH reagon për situatën serioze të COVID-19

“Jemi ende në fillim të pandemisë”, OBSH reagon për situatën serioze të COVID-19

Publikuar më 16.09.2020
Deri tani, pandemia e COVID-19 ka marrë të paktën jetën e 93...

Deri tani, pandemia e COVID-19 ka marrë të paktën jetën e 933,280 njerëzve në të gjithë botën dhe që nga fundi i dhjetorit dhe pothuajse janë diagnostikuar 29.5 milionë raste të infeksioneve. Shtetet e Bashkuara janë vendet që kanë pësuar më së shumti dëme nga koronavirusi, me 195,765 vdekje dhe që nga Brazili përsa i […]

Lexo më shumë

Prek fëmijët që kalojën koronavirusin, kjo sëmundje misterioze është më e rrezikshme nga se mendonim

Prek fëmijët që kalojën koronavirusin, kjo sëmundje misterioze është më e rrezikshme nga se mendonim

Publikuar më 14.09.2020
Pas infektimit me koronavirus dhe fitimit të betejës me viru...

Pas infektimit me koronavirus dhe fitimit të betejës me virusin, trupit i duhet kohë për të pushuar, për të rifituar forcën dhe shëndetin e tij. Fatkeqësisht, për disa fëmijë, kjo nuk ndodh. Qindra fëmijë në planet janë diagnostikuar me një sëmundje misterioze, të re të quajtur sindroma inflamatore multi-sistem te fëmijët (MIS-C ose, siç e […]

Lexo më shumë

COVID-19 në botë/ OBSH raporton rekord infeksonesh, në 24 orët e fundit

COVID-19 në botë/ OBSH raporton rekord infeksonesh, në 24 orët e fundit

Publikuar më 14.09.2020
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar një...

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar një rritje rekord një-ditore të numrit të infeksioneve të reja me koronavirus. OBSH ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë botë janë regjistruar 307.930 të infektuar. Po ashtu OBSH ka bërë të ditur se së fundmi në rang global janë regjistruar më […]

Lexo më shumë

Rusia: Mbi 1 miliard njerëz do të marrin vaksinën anti-COVID!

Rusia: Mbi 1 miliard njerëz do të marrin vaksinën anti-COVID!

Publikuar më 12.09.2020
Më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën do të vaks...

Më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën do të vaksinohen kundër koronavirusit me vaksinën ruse “Sputnik V” në periudhën 2020-21, sipas Fondit Rus për Investime Direkte. RDIF vëren gjithashtu interes për vaksinën ruse në më shumë se 30 vende, ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë së botës, raporton Tass. Midis […]

Lexo më shumë

Zbulimi/ Brenda trupit të njeriut, gjejnë molekulën që bllokon COVID-19

Zbulimi/ Brenda trupit të njeriut, gjejnë molekulën që bllokon COVID-19

Publikuar më 12.09.2020
Bota, duke qenë në pritje të një vaksine për të parandaluar ...

Bota, duke qenë në pritje të një vaksine për të parandaluar COVID-19, është e angazhuar në kërkimin e metodave më të shpejta diagnostike dhe ilaçeve të mundshme që mund të kurojnë sëmundjen vdekjeprurëse që po kërcënon botën. Sakaq, edhe Italia është një nga vendet që po kontribon që të gjejë një zgjidhje për të luftuar COVID-19. […]

Lexo më shumë