Shqipëria, e paaftë për të mbuluar shpenzimet e NATO-s

Raporti i institutit amerikan “Price Water House Coopers”, e rendit Shqipërinë shumë poshtë vendeve të tjera të rajonit për shpenzimet ushtarake.

Shqipëria shpenzon për mbrojtjen rreth 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që përkthyer në para do të thotë 146 milionë euro.​ Por, kjo shifër nuk është aspak e mjaftueshme me atë që kërkon vetë Aleanca e Atlantikut Verior, e sidomos së fundmi, Donald Trump.

NATO kërkon që shpenzimet për vendet anëtare të jenë në 2% të PBB, çka përkthehet në 240 milionë euro në vit për Shqipërinë, ose praktikisht 94 milionë euro në vit më shumë. Të paktën ky është detyrimi që Shqipëria ka vendosur të respektojë që kur u anëtarësua në aleancë. Gjithsesi, Shqipëria nuk është aspak vendi i vetëm që nuk e respekton këtë detyrim, por një ndër vendet e shumta që shkel normën e 2%. Që prej zgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht këto vende.

Një raport i pak kohë më parë ndërkohë, i publikuar nga “Price Water House Coopers” (PwC), projektonte një rënie të shpenzimeve për mbrojtjen nga vendi ynë gjatë periudhës 2017-2021, me plot 6.3%, pra tërësisht kundër angazhimeve të përbashkëta. Kështu, rezulton se, Shqipëria është jo vetëm një ndër të paktat vende të botës ku projektohet rënie e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe vendi i parë në NATO me një rënie të këtyre përmasave. Vënia e theksit tek rritja e shpenzimeve ushtarake, ka të bëjë me politikën aktuale që po përpiqet të ndjekë Presidenti Amerikan Donald Trump. Interesi i politikës amerikane kërkon një shpenzim prej 2 për qind të buxhetit të PBB-së së tyre. Por shumë vende nuk e plotësojnë dot këtë kuotë. /E.D/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet