×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shqipëria dixhitale merret ‘peng’, hakerat: Na jepni 30 milionë euro me Bitcoin!

Prej 5 ditësh, shërbimet online të qeverisë kanë qenë jashtë funksionit e për pasojë përdoruesit nuk ka mundur të kryejnë asnjë veprim. Për orë me radhë, ngjarja nuk u bë publike, por më pas autoritetet përgjegjëse u detyruan të pranojnë se janë sulmuar nga hakërues dhe se kanë rënë disa prej portaleve kryesore të qeverisë. Beteja me rimarrjen vijoi që nga e premtja e orëve të pasdites e deri paraditen e djeshme, kur u bë e mundur që të ringrihen një pjesë e shërbimeve, për të cilat doli vetë AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) dhe tregoi se çfarë veprimesh mund të kryheshin në “e-Albania”. Por, u bë me dije se në fakt ende nuk është bërë e mundur të rikthehen më shumë se 100 shërbime të tjera edhe pse janë vënë në punë ekspertët e sigurisë dhe sipas vetë Kryeministrit të vendit, në ndihmë ka ardhur edhe vetë NATO. Po çfarë fshihet pas këtij sulmi që mori “peng” thuajse gjithë shtetin?

Autoritetet shtetërore bëjnë me dije se një shtet i huaj ka mundur të realizojë sulmin e fuqishëm kriminal dhe sipas të njëjtave burime, mësohet se angazhimi për ringritjen e sistemit “të gllabëruar” kanë ndihmuar edhe vende të tjera dhe vetë NATO. Por, ditën e djeshme, “TCH”- ja në një kronikë të orëve të mesditës, solli të dhëna ekskluzive në të cilat flitej se ndër të tjera, autorët e sulmit kishin kërkuar një shumë prej 30 milionë dollarësh dhe madje kishin deleguar edhe mënyrën se si mund të depozitohej kjo shumë. Ata i kërkonin në këmbim të kthimit të portaleve dhe mosshkatërrimit të tyre. Sipas të dhënave konkrete të këtij materiali të transmetuar, u bë me dije se në kompjuterët e selisë qendrore të AKSHI-t dhe “e-Albania” ka dalë një tabelë, e cila pretendohet se është e hakerave, raporton Panorama.

Në këtë tabelë thuhet: “Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PC-të e prekur”. Më pas, sipas “TCH”, janë publikuar disa numra telefoni shqiptarë. Këta numra janë të krerëve të shtetit shqiptar dhe familjarëve të tyre dhe jo të hakerave. Mendohet dhe dyshohet se në këtë mënyrë ata duan të japin një mesazh dhe më vonë u nga ana e vetë zyrtarëve të shtetit u pretendua se bëhet fjalë për një sinjal të qartë politik për qëndrimin e shtetit shqiptar. Mesazhi mbyllet me një koment në të cilin thuhej: “Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”.

Në këtë mënyrë dyshohet se hakerat kanë dashur të tregojnë lidhjen e tyre me shtetin iranian që prej kohësh ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jo mike për shkak se strehon anëtarët e opozitës iraniane. Më vonë, është regjistruar edhe një mesazh i dytë, gjithnjë sipas “TCH”. Ky mesazh i dytë ka shkuar tek AKSHI, ku janë kërkuar si shpërblim 30 milionë euro në Bitcoin. Hakerat kanë bllokuar të dhënat e shtetit shqiptar me sistemet më të vështira për t’u zbërthyer, ndërkohë mësohet se virusi i përdorur fshin dokumentet dhe numri i kompjuterëve të prekur është shumë i madh.

Pas sulmit, një seri mesazhesh kanë mbërritur në numrat e telefonit të shumë qytetarëve shqiptarë. Ato në fakt edhe janë bërë publik në rrjetet sociale edhe nga vetë qytetarët ndërkohë që numrat tanë tashmë prej shumë kohësh shiten dhe blihen sa herë t’i nevojiten ndonjë tregtari online. SMS-të në fakt japin mesazhe politike kundër shtetit shqiptar që po ndihmon opozitën iraniane, por tashmë këto të dhëna do të hetohet nga autoritetet tona hetimore, të cilat kanë njoftuar dje që kanë nisur të hetojnë se çfarë vërtet ka ndodhur dhe se cilat janë sinjalet që vijnë nga mesazhet e nisura ditëve të sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare.

Edi Rama: Nuk na është vënë gjobë! 

Kryeministri Edi Rama tha se lufta ende nuk ka mbaruar dhe se pas sulmit fshihet një shtet i huaj. Po ashtu, Rama ka përgënjeshtruar se ndaj qeverisë të jetë vendosur një gjobë 30 milionë euro (pagesë në Bitcoin) nga hakerat, në mënyrë që të kthehet sistemi. Rama theksoi se ky është një lajm i pavërtetë dhe se autoritetet po punojnë që të kthejnë në funksion të gjitha shërbimet online. Sipas Ramës, AKSHI po lufton për të rimëkëmbur të plotë sistemin, ndërsa shton se pas këtij sulmi qëndron një shtet dhe jo thjesht një bandë online. Mes të tjerash, i pari i qeverisë shton se lufta ende nuk ka mbaruar, ndërsa bën thirrje që të mos shpërndahen informacione të rreme.

Në një reagim zyrtar Rama theksoi se: “AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Është e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante! Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba! Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë