Shqipëri-Turqi, Reja: grupi i ri i Kombëtares po funksionon mirë

Trajner i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, ka dhënë një konferencë për mediat, përpara ndeshjes së ditës së nesërme kundër Turqisë. Ky takim do të vendosë fatin e Shqipërisë për një vend në Euro 2020.

Reja është shprehur se grupi i ri i Kombëtares po funksionon mirë, duhet të bëjmë përfaqësim dinjitoz në ndeshje, duke theksuar se ditën nesërme kërkon maksimumin gjatë gjithë 90-të minutave.

“Grupi po funksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Turqinë, për lojtarë Burak Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtarë që i njoh. E ndjek kampionatin italian. Ne na duhet të jemi në kondicionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potencialin në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip sepse e meriton” ka thënë trajneri i Kombëtares kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet