Shqipëri-Moldavi në “Elbasan Arena”, publikohen çmimet e biletave

Shqipëria, tanimë e drejtuar nga Edi Reja, do të zbresë në fushën e blertë më 11 qershor.

Përballja kundër Moldavisë për kualifikueset e Europianit të vitit 2020 do të luhet në “Elbasan Arena” pasi “Arena Kombëtare” nuk është ende gati.

Përpos zyrtarizimit të stadiumit ku do të luhet ndeshja, FSHF ka publikuar dhe çmimet për këtë ndeshje delikate të Kombëtares.

Bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 12.000 lek (120 mije lek të vjetra), e cila veln për tribunën VIP. Ndërkohë 10.000 lek do të kushtojë në tribunë VIP 2.

Sipas tribunave, çmimet variojnë në 6000, 5000, 4000, 2000, 1500, 1000 dhe 500 lek, që është çmimi më i lirë për të ndjekur Kombëtaren.

Pas zhgënjimit me Kristian Panuçin, Shqipëria do të përpiqet të ringrihet me trajnerin e ri Reja, duke provuar një kualifikim të mundshëm në Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet