Shqipëri-Moldavi/ Mbyllet pjesa e parë, dominojnë kuqezinjtë

Mbrëmjen e sotme Shqipëria luan ndeshjen e katërt në grupin kualifikues H, të vlefshme për eliminatorët e EURO 2020.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë presin Moldavinë, në një sfidë ku kërkohet me patjetër fitorja, për të kthyer faqen, edhe pse ndeshja e parë me Edi Rejan në stol përsëri u mbyll me humbje. Në ndryshim nga ndeshja me Islandën, Reja ka kryer katër ndryshime në formacion.

Mavraj në vendin e Dermakut, ndërkohë që krahët e modulit 3-5-2 nuk ndryshojnë, me Lenjanin dhe Hysajn. Ndërkohë, Basha i ka lënë vendin Kaçes, ndërsa Xhaka Ramadanit.

Ndryshime edhe në sulm, ku Uzuni dhe Sadiku, janë titullarë, teksa në Islandë ishin Cikalleshi dhe Balaj. Pas 3 ndeshjeve të para, Shqipëria gjendet në vendin e katërt me 3 pikë, po aq sa edhe Moldavia. Duhet theksuar se atmosfera në “Elbasan Arena” është tepër e vakët, ku numri i tifozëve të pranishëm nuk i kalon 4 mijë.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Nuk akordohet asnjë minutë shtesë.

39′ Damashkan provon të surprizojë me një goditje nga distanca, topi shkon në duart e portierit Berisha.

35′ Kaçe kroson bukur nga e djathta për Abrashin, i cili i ndodhur shumë pranë portës, nuk arrin ta devijojë topin me kokë.

32′ Mbrojtësi i Moldavisë, Armas,  prek topin me dorë brenda zonës, për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Protestojnë futbollistët e Shqipërisë.

30′ Mbyllen 30 minutat e para të ndeshjes. Kuqezinjtë ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën kundërshtare, në kërkim të golit.

25′ Përsëri Shqipëria në kërkim të golit. Hysaj harkon në zonë për Uzunin, por gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë kuadratit.

24′ Shpëtojnë për mrekulli moldavët. Sadiku provon me një predhë nga jashtë zonës, grushton portieri mik. Topi shkon më pas te Lenjani, i cili gjuan me të majtën, por ndalet nga mbrojtësi kundërshtar.

19′ Mundësi e mirë për Shqipërinë. Abrashi i vetëm brenda zonës, ka goditur në mënyrë të gabuar, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Nuk koordinohet siç duhet mesfushori kuqezi.

17′ Hysaj nis një tjetër top drejt zonës për Uzunin, por ky i fundit nuk arrin ta kontrollojë. I vëmendshëm portieri moldav.

12’ Abrashi provon të ndërmarrë një sulm dhe e nis topin në zonë për Uzunin megjithatë pasimi është më i lehtë seç duhet.

8′ Rast ideal për Shqipërinë. Pas një harkimi nga e majta e Lenjanit, topi ka shkuar te Hysaj, i cili ka qenë i pafat, duke mos shënuar nga fare pranë portës.

7′ Hysaj dhuron spektakël në krahun e djathtë, provon të shërbejë për Uzunin, por ky i fundit, nuk e kontrollon siç duhet topin, duke gabuar.

3′ Reagon menjëherë Shqipëria. Hysaj provon të harkojë një top të rrezikshëm në qendër të zonës për Uzunin, por gjuajtja e futbollistit beratas përfundon mbi kuadrat.

2′ Moment i vështirë në zonën kuqezi. Pas një gabimi nga ana e Mavrajt, për pak sa nuk përfitojnë miqtë nga Moldavia. Kontrollon gjithçka portieri Berisha.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Veseli, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Kaçe, Abrashi, Ramadani, Uzuni, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Moldavia: Koselev, Jardan, Efros, Armas, Antoniuc, Cebotaru, Karp, Reabciuk, Suvorov, Ginsari, Damaskan. Trajner: Aleksrandru Spiridon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet