Shpresë nga Italia! Rritet numri i të shëruarve nga koronavirusi

Edhe pse në Itali vazhdojnë të raportohen shifra katastrofike pothuajse cdo ditë, edhe ditën e sotme janë raportuar 889 viktima të cilët u shënuan në 24 orët e fundit, shpresëdhënës është fakti që Italia ka përditësuar edhe numrin e të shëruarve në vend.

Vetëm ditën e sotme, Italia ka raportuar 1 mijë e 34 persona të shëruar gjatë 24 orëve si asnjëherë më parë, duke shkuar kështu numri i personave të cilët rezultojnë negativ tashmë nga COVID-19, në 12 mijë e 384 .

Sakaq, numri i viktimave ka pësuar një rënie të lehtë me 889 teksa ditën e djeshme u shënuan mbi 900 viktima.

Ndërkohë, Lombardia është vendi më i prekur nga kjo krizë ku vetëm në 24 orë vdiqën 542 persona por numri i të infektuarve ka rënë.

Italia po kap shifrën e 100 mijë të prekurve teksa viktimat tashmë janë mbi 10 mijë. Vendi me të gjitha gjasat do të qëndrojë i izoluar deri në 18 prill me masa rigoroze.

Po ashtu Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka lëvruar fondin prej 400 milionë euro për komunat për të ndihmuar familjet në nevojë.

“Nuk do lënë askënd vetëm  dhe do ndihmojmë ata që kanë nevojë në këtë moment”, është shprehur Conte.

400 milionë eurot e lëvruar nga qeveria italine do të jenë vetëm për emergjence ushqimore.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet