“Shpresat” rezistojnë gjatë, por në fund “thyhen” nga Spanja (VIDEO)

Spanja ka mposhtur me shifrat 1-0 Shqipërinë në ndeshjen e U21, luajtur sot në “Selman Strermasi”.

Spanja e dominoi ndeshjen dhe goditi dy herë shtyllën por goli do të vinte shumë vonë, pikërisht në minutën e 84’.

Pas një aksioni të gjatë të spanjollëve, topi mbetet në zonë ku Pedraza ia kalon Mir. Ky i fundit gjuan me forcë dhe kalon në avantazh ekipin e tij.

Duhet theksuar se kuqezinjtë rezistuan mirë, dhe shpesh ndërtuan aksione të bukura në kundërsulm.

Rastin më të mirë për gol i pati Xhakomo Vrioni, i cili vuri në vështirësi portierin kundërshtar me goditje pranë zonës.

Me gjithë rezultatin U21 ka lojtarë premtues si Seferi, Bare, apo Vrioni, që mund t’i shërbejnë në të ardhmen edhe kombëtares së Panuçit.

 

Goli i Spanjës on Vidnews.

 

Shtylla e Soler on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet