Shpopullimi i Shqipërisë, INSTAT: Nuk ka vend për alarm!

Pas raportit të OKB-së mbi shpopullimin e popullsisë shqiptare, ky parashikohet të shkojë 512 mije persona në vitin 2100, ka regjur INSTAT. Në një deklaratë për median thotë se numri i emigrantëve në vitin 2018 ka pësuar një rënie me 3%.  “Duke qenë se migracioni është një fenomen dinamik, që do të thotë se të larguarit e një viti janë potencial për migracion kthimi gjatë një viti të mëpasshëm, sikundër mund të jenë imigrantët potencial për emigrim sërish në vitet në vijim. Në këtë mënyrë, nuk mund të mblidhen numrat e estimuar të emigrantëve / imigrantëve gjatë viteve, në këtë rast 2011-2018, pasi ky total numëron të njëjtin person disa herë”, sqaron instituti.

Me tej thuhet se referuar periudhës 2011-2018 numri i emigrantëve ka pësuar rënie. “Numri i Emigrantëve në vitin 2018 është 38.703 duke pësuar një rënie me 3 % krahasuar me një vit më parë. Po të shikojmë trendin gjatë periudhës 2011-2018 numri i emigrantëve ka pësuar rënie. Po të krahasojmë numrin e emigrantëve në vitet 2011 viti i censit të fundit të popullsisë me vitin 2018, rezulton se ka një rënie të këtij numri me 30%” sqarohet në këtë deklaratë.

Po ashtu, thuhet se emigrimi është një fenomen dinamik, i përhapur në çdo vend, por ajo që vihet re, sipas INSTAT, është fakti se këta emigrantë kanë tendencën e rikthimit sërish në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet