“Shpirti i shpirtit tim”, tatuazhi që e bën Aurela Gaçen të lumtur… dhe krenare!

Publikuar më 16. 09. 2017 nga pandeli

Sot jetojmë në një botë ku frymëzimin mund ta gjejmë në mënyra të ndryshme. Këngët janë ato ku ne shpesh gjejmë veten tonë dhe futemi në botën e tyre, duke përjetuar dhe ndjerë cdo fjalë që përmban teksti.

“Shpirti i shpirtit tim”, balada e këngëtares së mirënjohur Aurela Gaçe ka qenë e preferuara për shumë çifte të cilat jo pak e kanë pasur edhe si kolonë zanore në vallzimin e parë te ditës më të rëndësishme, siç është martesa. Duket sikur të dashuruarit gjejnë historinë e tyre në këtë këngë.

Por ndonjëherë nuk mjafton vetëm kaq, pasi këngëtarja ka publikur në pofilin e saj të Instagramit një video ku duket se një nga fansat e saj ka tashmë përjetësisht ne trup me anë te një tattoo-je, titullin e këngës “Shpirti i shpirtit tim” dhe gjithë përjetimet që ajo përcjell. Duket qartë që kjo e ka gëzuar shumë Aurelën. E kush nuk do të ndihej mirë e njëkohësisht krenar, kur një dedikim personal pëlqehet dhe përqafohet, duke hyrë në zemrat dhe historitë e shumë çifteve?