“Shpëtuam duke notuar me ujin deri në fyt, bashkia u tall me ne”

Publikuar më 04. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Lindita Bushgjokaj

Në zonën e Kamzës janë rreth 50 familje që janë prekur nga përmbytja. Niveli i ujit ka mbërritur diku 60 cen timetra, por në ndonjë – banesë edhe në 2 metra, duke i detyruar banorët e saj ta braktisin atë. Ata tregojnë momentet e tmerrshme të përjetuara nga përmbytja dhe thonë se, ishte e jashtëzakonshme mënyra sesi uji ka vështruar me presion në banesat e tyre, në një kohë që shiu binte ngadalë dhe nuk ishte paralajmërues i një rreziku të tillë. Banorët e kësaj lagjeje janë të shkatërruar moralisht, shpirtërisht, psikologjikisht dhe financiarisht. Sipas dëshmive të familjarëve bëhet e ditur për gazetën “Shekulli”, se zona e Kamzës, kryesisht e Valiasit, është prekur historikisht nga përmbytja, por jo aq shumë sa këtë vit. Një dëshmi reale dhe shumë prekëse vjen e rrëfyer nga Lina Mhillaj, banore në Valias të Kazmës. Ajo tregon momentet e tmerrit kur uji ka hyrë me forcë në banesën e saj, si dhe dëshpërimin, lutjet e panumërta ndaj shtetit për ndihmë, por si përgjigje ka marrë talljen e tyre. Ajo sot është e shkatërruar dhe nuk ka ‘Shpëtuam duke notuar me ujin deri në fyt, bashkia u tall me ne” një divan për t’u ulur, ndërsa fëmijët nga stresi kanë marrë rrugët e botës.

Lina, në çfarë niveli ka arritur uji në shtëpinë tuaj? Na përshkruaj momentin si e përjetuat situatën e përmbytjes?

Është hera e parë që na ka ndodhur. Uji ishte rreth 60 cm. Ka qenë një përmbytje e madhe për të gjithë njerëzit dhe atë natë unë nuk do ta harroj për gjithë jetën time. Ishte e tmerrshme, nuk e di se si kemi shpëtuar.

Situata ishte aq e rëndë, sa keni rrezikuar dhe jetën?

Uji na kishte mbërritur deri në fyt, nuk do ta harroj kurrë atë natë, pasi kam telefonuar pafund 112-tën dhe ju thoja: “Pash Zotin e madh, na ndihmoni! Jemi duke u mbytur brenda si minjtë!” Djalin e kunatit e kisha të sëmurë, pasi i ishte enjtur dhëmballa dhe kishte temperaturë. E kisha marrë për t’u ngrohur te soba. Soba ishte ndezur dhe ujin e kishim nëpër këmbë. Jam lutur që të më ndihmojnë për hir të djalit të sëmurë. Nuk erdhi askush, por thonin: “Zonjë, mos u nxeh, prit se do vijmë, zonjë…! Unë ju përgjërohesha duke qarë, qante edhe djali 30 vjeç. Ne ishim të gjithë brenda dhe derën e mbanim të mbyllur me shpinë. Kur kemi hapur derën, ka plasur uji me presion të jashtëzakonshëm brenda. Jemi mbajtur dorë për dorë që mos të na rrëzonte uji. Ashtu siç ishim dorë për dorë, jemi nisur nga shtëpia e deri te rruga e Valiasit, me ujin deri në fyt.

Kishit të ftohtë?

Qoftë e tmerrshme jeta jonë! Ma mirë u futsha në tokë, sesa ta provoj më këtë dramë. E di që kanë vuajtur shumë familje nga përmbytja dhe kanë pasur shumë raste urgjente, nuk kanë faj deri diku, por unë po i lutesha për djalin, sepse ishte i sëmurë.

Sa e vështirë ishte ecja mes ujit natën?

Djalin e kemi dërguar te një komshi, ndërsa ne kemi ecur drejt rrugës së Valiasit, duke notuar. Çfarë përjeton njeriu i mbytur në ujë? Në një kohë që nuk arrija të flisja në telefon me vajzën në Gjermani, sepse po më futej uji në telefon. Për ta mbrojtur nga uji e kam lidhur me shall në kokë, ndërkohë që vajza ishte e tmerruar dhe dërgonte zile pa pushim. Vajza qante andej dhe kur kam dalë në rrugë me në fund jam përgjigjur. Ajo ulërinte: Ku je? A je gjallë apo vdekur?!

Uji ka hyrë brenda me presion dhe disa mendojnë se ka ardhur nga Bovilla. Ju keni ndonjë dyshim?

Dëshmi nuk të japim me garanci, por ka qenë e jashtëzakonshme mënyra sesi erdhi uji! Po atë ditë, ashtu siç isha në gjendje të dëshpëruar, vjen elektricisti dhe kërkon lekë për dritat. I thashë: E shikon sesi jam mbytur në ujë dhe kërkon lekë dritash? Pse vjen sot me pa dritat, nuk ke as nga të kalosh nga uji?? Tmerr!

Loja e Mziut

Lina Mhillaj akuzon bashkinë e Kamzës se asnjëherë nuk i ka ndihmuar banorët e përmbytur. “Para dy vjetësh na ka ndodhur edhe një herë përmbytje. Uji nuk na depërtoi brenda, por oborri ishte mbushur plot. Asnjëherë nuk na kanë ofruar ndihmë, vetëm janë tallur me ne. Para dy vitesh na thotë kryetari i bashkisë Kamëz, se kush donte të përfitonte ndihma duhet të kishte certifikatën familjare me vete. Ironia qëndron këtu: Për të nxjerrë certifikatën familjare duhej të paguanim 3500 lekë. Unë për fat e kisha të paguar, ndërsa të tjerët shkuan të gjithë, duke e paguar. Kur kemi shkuar te dera, kemi marrë 1000 lekë, aq sa më ka shkuar mendja t’i kokës kokës për muri. Kishim paguar 3500 lekë, për të përfituar 1000 lekë! Ishte politika e bashkisë, që të na merrte lekë. Ishte për të përfituar nga gjendja jonë e mjerueshme!”-akuzon Lina kryetarin e bashkisë së kandiduar nga PD-ja.