Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia: Ja për çfarë dyshojmë

Publikuar më 14. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku garazhi në pronësi të shtetasit Sadetin Kiri është shpërthyer me tritol. Sipas bluve të Shkodrës, nga shpërthimi në garazhin e 29-vjeçarit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që theksohet se banesa e tij ndodhet pranë këtij objekti.
Policia ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë, dhe deri më tani ka shoqëruar 8 persona të dyshuar për ngjarjen.
Shkak i ngjarjes dyshohet se janë konfliktet që shtetasi F.K., (djali i Sadetin Kiri) ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.
Informacion paraprak:
Më datë 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Salo Halili”, është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës tre katëshe, në pronësi shtetasit S. K., 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfiktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K., u ka personave të ndryshëm. Shtetasi F. K, është i biri i shtetasit S. K.
Janë shoqëruar gjithsej 8 persona, të cilët po pyetën në lidhje me ngjarjen.
Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes.
Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.