×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shpërthimi i Petro Markos: Mos i ngarkoni me dru gratë!

Nga Duro Mustafai                                           

Aty nga  mesi i viteve ‘7O-të, në kuadrin e luftës kundër burokracisë, ashtu si edhe të tjerët,shkrimtarin e njohur Petro Marko, e çuan “në gjirin e masave”, që siç thuhej atëhere,”të njihej me jetën e fshatit”. Dhe Petro i sapo mbritur në Dhërmi, do të botonte te gazeta “Drita” një reportazh, që fillonte me fjalët : “E kam lidhur barkën time këtu, në brigjet e limanit të vendlindjes”….E deshte Dhërmiun Petroja, jo vetëm se aty kish lindur dhe ishte një nga fshatrat e bukur e perlë e Bregdetit, por edhe për cilësit e vyera të bashkëfshatarëve të tij si trimërinë, zgjuarsinë,  krenarinë  e atdhedashurinë. Këto cilësi. si trashëgim i të parëve të tij, i mishëronte edhe vetë, e për këtë kish dhënë prova.Gjatë jetës së tij tri herë  Petro Marko. qëndroi me trup të prangosur po me shpirt të lirë, në burgjet e regjimit të Zogut, të fashizmit e të socializmit, e nuk u nënshtrua e nuk u përkul në mbrojtje të lirisë, të së drejtës e të vërtetës. Prandaj e kanë quajtur edhe “shkrimtar rrebel e krenar”…

Dhe faktet nuk do të mungonin edhe në Dhërmi…Atë e udhëhiqte mendimi se njeriu i vërtetë, kudo e kurdoherë duhet të jetë i lirë, i lirë në mendime e veprime, duke mposhtur frikën, që mbjell e përhap tirania. Sidomos në ato raste kur shikonte veprime të shëmtuara të jetës, ai nuk mund  të rrinte pa ngritur zërin. E kish bërë zakon që ditën të gjëndej arave midis kooperativistëve dhe mbrëmjeve, në klubin e fshatit të bisedonte, sidomos me burra të moshuar për ngjarje të jetës dhe historisë.Po një mbrëmje do të shfrynte i revoltuar. Kish parë gra të fshatit që zbrisnin nga kodrat të ngarkuara me dru.U kish dalë përpara: “Ç’bëni kështu moj motra, ju kanë ngarkuar me dru?..Po ju s’jeni kafshë!”. Kooperativa të ngarkojë mushkat dhe në se i mungojnë, le të ngarkohen burrat me dru, le të ngarkohen komunistët, që duhet të jenë “të parët në sakrifica e të fundit në pretendime”. Kështu ka porositur Partia, ja thoni këtë edhe Andresë, atij sekretarit të organizatës.”-Shkarkoni drutë dhe mos u ngarkoni më, kish thënë Petroja i revoltuar.

Zëri i tij ushtonte si një gjëmim i ardhur nga qielli. Fjalët e tij kishin marrë dhenë. Edhe Andrea Janila, sekretari i porsazgjedhur i organizatës,  që gëzonte respektin e bashkëfshatarëve, për maturinë e urtësinë e tij, ish vënë në dije të një letre anonime ku thuej se “Petro Marko, paska ardhur në fshat për të ngritur gratë kundër burrave”. Po Andea e kish mik Petron, e deshte dhe e respektonte atë,prandaj edhe kish bërë “Sikur s’dinte gjë”…Po kjo ngjarje, si dhe të tjerat, në një fshat të tillë të vogël e “nën vëzhgim”, si Dhërmiu, nuk mund të mos merreshin vesh nga Komiteti iPartisë së rrethit, të cilit zëra konservatorë e keqdashës e sinjalizonin  se “Rrebeli e armiku  Petro Marko po ndan gratë nga burrat e  po na  përçan fshatin”…Dhe kjo, do të lidhej edhe me një ngjarje tjetër të atyre ditëve. Pritej të zhvillohej mbledhja për dhënie llogari e zgjedhje të reja në organizatën bazë të partisë së fshatit…

Sekretari, Andea Janila i kish dhënë Petros raportin që do të mbahej në mbledhje, që ai  ta shikonte dhe ti bënte hyrjen;”Na bëj një hyrje të bukur, siç di ti, se në mbledhje do më vijnë të deleguar edhe nga rrethi, edhe nga Tirana”, i kish thënë Andrea …Dhe Petroja e “kish qëndisur”.Raporti fillonte me fjalët :”Para Letrës së Hapur të Komitetit Qëndror ( ishte fjala për letrën kundër burrokratizmit dhe shfaqjeve të huaja ), “ne shqiptarët jemi zvarritur si breshka, ndërsa tani, po përpiqemi të fluturojmë si shqiponja”….I menjëhershëm ishte reagimi i të deleguarit nga Tirana : -”Si, si, shoku sekretar?

Pa na e lexo edhe një herë. Paskemi qënë si breshka dhe tani jemi shqiponja ? Pse, ka ndryshuar vija e Partisë sonë?. I deleguari kish kuptuar se ato fjalët e bukura nuk ishin të sekretarit….Dhe më në fund kish pyetur: “Kush ta ka shkruar raportin? Sekretari u zu ngusht e u detyrua të tregojë…–“Petro Marko, e ka shkruar, unë e dija që do të vinit ju, dhe  i thash Petros, të më bënte një hyrje të bukur. Ç’është e vërteta,  mua më pëlqeu hyrja, ai është shkrimtar, e kam mik dhe këtu e duan fshatarët, se është biri ynë, po është edhe i zgjuar’-belbëzonte Andrea.…Ndërhynë edhe të tjerë. _Po Petro nuk është fare në Parti, ti nuk e di që ështe përjashtuar ?

Si i jepni atij raportin e organizatës që është sekret ?…Sekretari u step e s’foli më…Ndërsa ajo historia e “breshkës dhe shqiponjës”,  do të interpretohej edhe si naivitet, por më tepër, si tallje e Petro Markos me orientimet e Partisë, ç’ka shkaktonte pakënaqësi ndaj tij, e për këtë  duhej ndëshkuar..U desh ndërhyrja e Hysni Kapos, që ato ditë gjendej me pushime në Vlorë, që të mos merrej ndonjë masë tjetër e rëndë për Petron, veç largimit nga Dhërmiu,vëndlindja e tij. Por hija e atyre ngjarjeve, ashtu si dhe të tjerat, do ta ndiqnin edhe në Tiranë, kur edhe një reportazh për rininë, i shkruar bukur  prej tij, dhe i botuar te gazeta “Drita”,do të konsiderohej i dëmshëm e i rrezikshëm vetëm pse ai mbante firmën e Petro Markos.

Dëshmitar i asaj ngjarjeje që rrezikonte ndëshkimin e Petros dhe të redaksisë, është edhe autori i këtyre rradhëve, që atëhere punonte në gazetën “Drita”…Megjithatë, të gjithë janë dëshmitarë, të  respektit e dashurisë, që ushqenin krijuesit për Petro Markon edhe si njeri, edhe si shkrimtar.Dhe shëmbullin më te mire do ta jepte vet Kryetari I Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, Dritwro Agolli, që jo vetëm me Petron, por edhe me të tjerët, që dyshoheshin për “kleçka” në biografi e “lakra në kokë”,nuk u shmangej takimeve e bisedave me ta…Petro rrallë vinte në Lidhjen e Shkrimtarëve, po edhe kur vinte, atë do ta gjeje në Klubin e Lidhjes me një kafe, a gotë përpara, në shoqërinë e Dritwroit, të cilin e kishte mik të vërtetë, e më tepër me të  i “hahej muhabeti për të folur pa drojtje, ashtu siç kish bërë edhe me shokët e miqtë e tij në vendlindje, Dhërmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Publikuar më 06.07.2020
Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të...

Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të kompozimit dhe të muzikës që ka njohur shekulli që lamë pas, kompozitori italian me famë botërore, Ennio Morricone. Pas ndarjes së tij nga jeta,familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes. Letra e tij e fundit e […]

Lexo më shumë

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikuar më 02.07.2020
Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që ...

Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që paraqet territoret e Arbërisë në vitin 1452, kohë kur në trojet shqiptare qeveriste Skënderbeu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkreli komenton se harta është ne kulmin e rezistencës shqiptare ndaj osmanëve, nga Gjiri i Kotorrit ne Gjirin e Lepantos, dhe zemrën e saj me […]

Lexo më shumë

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

Publikuar më 03.06.2020
Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është f...

Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është faji yt! Nuk ka rëndësi se ç’kishe veshur, sa ishte ora, ku ndodheshe, nëse ishe në gjendje të kthjellët apo jo. Ti nuk je fajtore! Fajtor është përdhunuesi! Fajtor është shteti, i cili është i paaftë që të mbrojë dhe garantojë jetën e sigurinë tonë. […]

Lexo më shumë

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Publikuar më 18.05.2020
Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Ro...

Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Roland Bejko, drejtuar artistit Viktor Zhusti Përshëndetje Viktor, uroj të jesh mirë. Të jesh pro a kundër prishjes së teatrit është e drejta jote sigurisht. Po një gjë nuk kuptova unë, si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë […]

Lexo më shumë

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Publikuar më 14.03.2020
Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashu...

Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashur mike, Prej ditësh ti, sikurse unë dhe të gjithë ne, je e ngujuar në shtëpi bashkë me të tutë. Po, drejt e thashë, je e ngujuar, jo e karantinuar. Kjo e fundit nuk është fjalë jona, por një term modernësh politikë, nga fjalori i […]

Lexo më shumë

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Publikuar më 29.11.2019
Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në...

Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në Tiranë. Takova gjithandej shumë njerëz e të gjithë një shqetësim kishin: gjendjen në Shqipëri pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit. Të gjithë flisnin të shqetësuar e të gjithë ishin të gatshëm të ndihmonin me të gjitha mënyrat. Pranë hotelit ‘Grand’ takova qytetarë nga shumë […]

Lexo më shumë

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Publikuar më 27.11.2019
Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë ...

Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës dhe zona të tjera. Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dalin gjallë prej tyre. Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, […]

Lexo më shumë

Dokumenti, biseda e Isa Boletinit me sulltan Hamitin

Dokumenti, biseda e Isa Boletinit me sulltan Hamitin

Publikuar më 26.11.2019
Fatjon Merturi Ky shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar...

Fatjon Merturi Ky shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, «Pro Armenia», ilustron bisedën mes patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhe sulltanit osman Abdul Hamid. Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, «L’Albanie», me vendodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të […]

Lexo më shumë