×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shpërthimi i 4 makinave, banorët e pallatit: Ishte më keq se tërmeti

Diamila Leka

Pak pas mesnate, parkingu i një pallati në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët ku janë shkrumbuar 3 makina ndërsa 1 tjetër është djegur plotësisht. Pas tërmetit të 26 nëntorit, situata në vend ende nuk është stabilizuar dhe kjo ngjarja shtoi më tepër panikun te banorët e këtij pallati për një tjetër tërmet të mundshëm. Sakaq, ata shprehen për gazetën “Shekulli” se janë tmerruar kur dëgjonin banorët e tjerë të pallatit që ulërinin dhe se ishin alarmuar. Ndonëse banorët folën dhe dhanë një prononcim për gazetën “Shekulli”, ata ndihen të frikësuar dhe të pashpresë sepse, sipas tyre, ky problem nuk do zgjidhet. Dëmet që ka shkaktuar shpërthimi i makinave në katin e nëndheshëm sipas banorëve janë të mëdha dhe se ky rast ishte më i frikshëm se tërmeti. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme, megjithëse banorët nuk kishin informacion mbi këtë gjë. Dyshohet se flakët e zjarrit ka depërtuar në katet e mësipërm përmes tubave të ajrimit duke shkaktuar panik te banorët, por jo vetëm.

(Në video, 3 makinat e shkrumbuara në garazh, makina tjetër u nxorr jashtë garazhit pasi ishte djegur pjesërisht)
Ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën Azem Meshi. Zjarrvënia e makinave të parkuara në garazhin e pallatit shkaktoi një tjetër panik te banorët. Përpos dëmeve materiale, tre nga banorët e këtij pallati janë dërguar në urgjencë pasi nga tymi i shkaktuar nga djegia, janë asfiksuar dhe u janë shfaqur probleme shëndetësore.

“Në orën 1 të natës u zgjuam të tromaksur nga zërat e komshinjve. Dëgjonim që bërtisnin fëmijët ‘ndihmë, ndihmë’. Ishim të përgjumur dhe kujtuam se mos kishte rënë ndonjë tërmet dhe mos kishte zënë poshtë këta banorët e shtëpive private. Pastaj hapa derën e shtëpisë, por çfarë të shihja. Tym, erë e djegur, u bllokuam. Mora fëmijët, zbritëm poshtë. Dilte tymi shtëllunga-shtëllunga. Zjarrfikësja erdhi shumë vonë sepse kishte vështirësi të gjente vendin. Erdhi zjarrfikësja, erdhi ambulanca që mori tre komshinjtë tanë se u asfiksuan”, shprehet për gazetën “Shekulli”, Zhaneta Metani, banore në pallat. Ndërkohë, të gjithë sistemet hidraulike dhe elektrike të pallatit kanë dalë jashtë funksionit.

Flakët e zjarrit u izoluan brenda garazhit ndërsa tymi ka depërtuar deri në katin e fundit të pallatit. Në apartamente nuk ka pasur dëme materiale përpos tymit dhe disa prej banorëve kanë pasur probleme shëndetësore pasi janë asfiksuar. Administratori i pallatit shprehet se kati i fundit ka pasur më tepër probleme pasi tymi grumbullohej lartë dhe nuk kishte nga të dilte se dera e tarracës ishte e mbyllur.

Gazeta “Shekulli”, shkoi në vendngjarje dhe brenda në një prej banesave të këtij pallati shiheshe shenjat e zeza të tymit. Familja Qosja tregon tmerrin e përjetuar në këtë situatë të pa stabilizuar ende mirë pas tërmetit dhe tragjedisë që la pas. “Në orën 12:23 ka rënë një tërmet dhe diku pas 10 minutave u dëgjua një zhurmë, dëgjova dhe të dytën ndërsa dola në ballkon se kisha lënë makinën pranë kabinës elektrike dhe mendova se mos kishte shpërthyer ajo. Në shtëpi kisha vëllain, nusen e vëllait dhe vajzën e vogël të tyre dhe u përpoqëm që të rrinim pak në ballkon sa të mund të dilnim jashtë. Kati sipër nesh, kati i gjashtë ka qenë më keq sepse shkonte i gjithë tymi lartë.”, shprehet kryefamiljari i familjes Qosja.


(Në video, banesa e familjes Qosja)

Ndërkohë Dritan Bajrami, një tjetër banor i këtij pallati shprehet për gazetën “Shekulli” se kishte qëndruar gati një orë e gjysmë në ballkon deri sa të pastrohej ajri disi nëpër shkallët e pallatit. “U zgjova nga gjumi i tmerruar. Dëgjova një që bërtiste. Pash që kishte marrë fëmijën me vete dhe ikte. Dola në ballkon, pash tymin që dilte i gjithë këtej nëpër dritare. Tentova të nxirrja fëmijët jashtë bashkë me nënën por ishte e pamundur. Pastaj kam ndenjur gati një orë e gjysmë në ballkon. Poshtë ishte zjarrfikësja, ishte policia dhe asgjë. I kërkova një litar për të zbritur me litar, që të zbrisja fëmijët, por nuk ma dhanë. Asgjë. Prita sa iku tymi, që u pastrua dhe zbritëm nga shkallët. Ky ishte një tmerr më i keq se tërmeti. Ra tërmeti dhe u futëm prapë në shtëpi. Po këtu ku të futesh, dy minuta të rrish të zë koka, ne asfiksohemi.”, u shpreh Dritan Bajrami.

(Një prej hyrjeve të pallatit ku u përfshinë nga flakët makinat)

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën një person (DETAJE)

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën një person (DETAJE)

Publikuar më 05.08.2020
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan,...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku sipas raportimeve paraprake një person ka humbur jetën. Bëhet me dije se makina ka përplasur për vdekje një të moshuar. Mësohet paraprakisht se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vënë edhe në ndjekje të […]

Lexo më shumë

Do të ekstradohej pas urdhër-arrestit të Europolit, i riu shqiptar kapet në Itali me 2 kg drogë dhe 40 mijë euro (DETAJE)

Do të ekstradohej pas urdhër-arrestit të Europolit, i riu shqiptar kapet në Itali me 2 kg drogë dhe 40 mijë euro (DETAJE)

Publikuar më 05.08.2020
Policia italiane ka bërë me dije se ditën e sotme ka arrestu...

Policia italiane ka bërë me dije se ditën e sotme ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar pasi ky i fundit u kap me lëndë narkotike dhe me mbi 40 mijë euro. Gjithashtu së bashku me të u kap edhe një tjetër i ri shqiptar 19-vjeçar si bashkëpunëtor i tij, por që u ndoq penalisht në gjendje […]

Lexo më shumë

E qëlloi me mjete të forta dhe e la të vdekur në makinë, autori telefonoi familjarët pas krimit, ja çfarë ju tha

E qëlloi me mjete të forta dhe e la të vdekur në makinë, autori telefonoi familjarët pas krimit, ja çfarë ju tha

Publikuar më 05.08.2020
Detaje të tjera janë bërë të ditura në lidhje me vrasjen e n...

Detaje të tjera janë bërë të ditura në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku u gjet i pajetë në mjetin e tij shtetasi Gëzim Saraçi. Dyshohet se vikt8ima ka qenë duke udhëtuar me autorin e vrasjes së tij në një kamionçinë. Dyshohet se pas një konflikti verbal, autori ka reaguar […]

Lexo më shumë

E rëndë në Gjirokastër/ Gjendet i pajetë në mjetin e tij një burrë, dyshimet e para

E rëndë në Gjirokastër/ Gjendet i pajetë në mjetin e tij një burrë, dyshimet e para

Publikuar më 05.08.2020
Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor rural Polican-Suhë...

Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor rural Polican-Suhë, ku trupi i pajetë i 57-vjeçarit është gjetur në kamionçinën e tij. Mësohet se viktima është shtetasi Gëzim Saraçi, i cili në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Paraprakisht dyshohet se autori i krimit ka qenë duke udhëtuar së […]

Lexo më shumë

Zhduket në mënyrë misterioze 11-vjeçari në Tiranë (Detaje)

Zhduket në mënyrë misterioze 11-vjeçari në Tiranë (Detaje)

Publikuar më 05.08.2020
Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se shtetasi me i...

Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se shtetasi me inicialet Y.D., ka bërë kallëzim në polici, se i është larguar nga banesa, i mituri, shtetasi R.D, 11 vjeç. Babai ka thënë i alarmuar se i djali i mitur ka ikur dje nga banesa. 35-vjeçari ka bërë kallëzimin gjatë mbrëmjes së djeshme. Menjëherë pas […]

Lexo më shumë

Vrasja e taksistit, policia identifikon autorin, disa të shoqëruar në Nikël e Rinas

Vrasja e taksistit, policia identifikon autorin, disa të shoqëruar në Nikël e Rinas

Publikuar më 05.08.2020
Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së taksi...

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla dy ditë më parë në Fushë-Prezë. “BalkanWeb” shkruan se sektori i krimeve të rënda në Policinë e Tiranës po zhvillon një operacion për kapjen e vrasësit të 71-vjeçarit. Operacioni është ende në vijim, ndërsa mësohet se janë shoqëruar disa persona në zonën […]

Lexo më shumë

Sherr masiv mes dy familjeve në Tiranë, tre të plagosur, i lënduar edhe një fëmijë

Sherr masiv mes dy familjeve në Tiranë, tre të plagosur, i lënduar edhe një fëmijë

Publikuar më 05.08.2020
Një sherr masiv ka ndodhur mes dy familjeve në Tiranë, duke ...

Një sherr masiv ka ndodhur mes dy familjeve në Tiranë, duke lënë të plagosur tre persona. Në raportimin e policisë mësohet se dy familje janë përfshirë në debate dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Referuar informacionit paraprak thuhet se të familjet janë përfshirë në sherr për motive pronësie. Mes të lënduarve […]

Lexo më shumë

Terrorizonin fshatin duke qëlluar me breshëri kallashnikovi, prangosen 5 persona në Skrapar (VIDEO)

Terrorizonin fshatin duke qëlluar me breshëri kallashnikovi, prangosen 5 persona në Skrapar (VIDEO)

Publikuar më 05.08.2020
5 persona që qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik te b...

5 persona që qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik te banorët janë arrestuar nga Policia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panarit të Skraprit, ku mes të prangosurve është edhe një shtetase që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer […]

Lexo më shumë