×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shpërthimi i 4 makinave, banorët e pallatit: Ishte më keq se tërmeti

Diamila Leka

Pak pas mesnate, parkingu i një pallati në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët ku janë shkrumbuar 3 makina ndërsa 1 tjetër është djegur plotësisht. Pas tërmetit të 26 nëntorit, situata në vend ende nuk është stabilizuar dhe kjo ngjarja shtoi më tepër panikun te banorët e këtij pallati për një tjetër tërmet të mundshëm. Sakaq, ata shprehen për gazetën “Shekulli” se janë tmerruar kur dëgjonin banorët e tjerë të pallatit që ulërinin dhe se ishin alarmuar. Ndonëse banorët folën dhe dhanë një prononcim për gazetën “Shekulli”, ata ndihen të frikësuar dhe të pashpresë sepse, sipas tyre, ky problem nuk do zgjidhet. Dëmet që ka shkaktuar shpërthimi i makinave në katin e nëndheshëm sipas banorëve janë të mëdha dhe se ky rast ishte më i frikshëm se tërmeti. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme, megjithëse banorët nuk kishin informacion mbi këtë gjë. Dyshohet se flakët e zjarrit ka depërtuar në katet e mësipërm përmes tubave të ajrimit duke shkaktuar panik te banorët, por jo vetëm.

(Në video, 3 makinat e shkrumbuara në garazh, makina tjetër u nxorr jashtë garazhit pasi ishte djegur pjesërisht)
Ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën Azem Meshi. Zjarrvënia e makinave të parkuara në garazhin e pallatit shkaktoi një tjetër panik te banorët. Përpos dëmeve materiale, tre nga banorët e këtij pallati janë dërguar në urgjencë pasi nga tymi i shkaktuar nga djegia, janë asfiksuar dhe u janë shfaqur probleme shëndetësore.

“Në orën 1 të natës u zgjuam të tromaksur nga zërat e komshinjve. Dëgjonim që bërtisnin fëmijët ‘ndihmë, ndihmë’. Ishim të përgjumur dhe kujtuam se mos kishte rënë ndonjë tërmet dhe mos kishte zënë poshtë këta banorët e shtëpive private. Pastaj hapa derën e shtëpisë, por çfarë të shihja. Tym, erë e djegur, u bllokuam. Mora fëmijët, zbritëm poshtë. Dilte tymi shtëllunga-shtëllunga. Zjarrfikësja erdhi shumë vonë sepse kishte vështirësi të gjente vendin. Erdhi zjarrfikësja, erdhi ambulanca që mori tre komshinjtë tanë se u asfiksuan”, shprehet për gazetën “Shekulli”, Zhaneta Metani, banore në pallat. Ndërkohë, të gjithë sistemet hidraulike dhe elektrike të pallatit kanë dalë jashtë funksionit.

Flakët e zjarrit u izoluan brenda garazhit ndërsa tymi ka depërtuar deri në katin e fundit të pallatit. Në apartamente nuk ka pasur dëme materiale përpos tymit dhe disa prej banorëve kanë pasur probleme shëndetësore pasi janë asfiksuar. Administratori i pallatit shprehet se kati i fundit ka pasur më tepër probleme pasi tymi grumbullohej lartë dhe nuk kishte nga të dilte se dera e tarracës ishte e mbyllur.

Gazeta “Shekulli”, shkoi në vendngjarje dhe brenda në një prej banesave të këtij pallati shiheshe shenjat e zeza të tymit. Familja Qosja tregon tmerrin e përjetuar në këtë situatë të pa stabilizuar ende mirë pas tërmetit dhe tragjedisë që la pas. “Në orën 12:23 ka rënë një tërmet dhe diku pas 10 minutave u dëgjua një zhurmë, dëgjova dhe të dytën ndërsa dola në ballkon se kisha lënë makinën pranë kabinës elektrike dhe mendova se mos kishte shpërthyer ajo. Në shtëpi kisha vëllain, nusen e vëllait dhe vajzën e vogël të tyre dhe u përpoqëm që të rrinim pak në ballkon sa të mund të dilnim jashtë. Kati sipër nesh, kati i gjashtë ka qenë më keq sepse shkonte i gjithë tymi lartë.”, shprehet kryefamiljari i familjes Qosja.


(Në video, banesa e familjes Qosja)

Ndërkohë Dritan Bajrami, një tjetër banor i këtij pallati shprehet për gazetën “Shekulli” se kishte qëndruar gati një orë e gjysmë në ballkon deri sa të pastrohej ajri disi nëpër shkallët e pallatit. “U zgjova nga gjumi i tmerruar. Dëgjova një që bërtiste. Pash që kishte marrë fëmijën me vete dhe ikte. Dola në ballkon, pash tymin që dilte i gjithë këtej nëpër dritare. Tentova të nxirrja fëmijët jashtë bashkë me nënën por ishte e pamundur. Pastaj kam ndenjur gati një orë e gjysmë në ballkon. Poshtë ishte zjarrfikësja, ishte policia dhe asgjë. I kërkova një litar për të zbritur me litar, që të zbrisja fëmijët, por nuk ma dhanë. Asgjë. Prita sa iku tymi, që u pastrua dhe zbritëm nga shkallët. Ky ishte një tmerr më i keq se tërmeti. Ra tërmeti dhe u futëm prapë në shtëpi. Po këtu ku të futesh, dy minuta të rrish të zë koka, ne asfiksohemi.”, u shpreh Dritan Bajrami.

(Një prej hyrjeve të pallatit ku u përfshinë nga flakët makinat)

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E rëndë/ Bie nga betoniera, humb jetën 55-vjeçari në Cërrik (Detaje)

E rëndë/ Bie nga betoniera, humb jetën 55-vjeçari në Cërrik (Detaje)

Publikuar më 09.08.2020
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot pasdite në Cërrik, t...

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot pasdite në Cërrik, teksa një punëtor 55-vjeçar, mësohet se ka rënë nga betoniera. Punëtori me iniciale A.S, ka ndërruar jetë menjëherë, ndërkaq në pranga ka rënë administratori i firmës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për […]

Lexo më shumë

Ky është 27-vjeçari që u vra në Shkodër, mik i këngëtarit të njohur shqiptar

Ky është 27-vjeçari që u vra në Shkodër, mik i këngëtarit të njohur shqiptar

Publikuar më 09.08.2020
27-vjeçarit Gjin Boriçi (Ndoji) u gjet i pajetë mëngjesin e ...

27-vjeçarit Gjin Boriçi (Ndoji) u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në rrugë pranë makinës së tij të marrë me qira. Dyshohet se ai është qëlluar me një plumb në kokë. Ndërkohë policia ka gjetur katër gëzhoja kallashnikovi pranë vendit të ngjarjes. Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë […]

Lexo më shumë

Breshëri plumbash ndaj hotelit në Tushemisht, ky është 34-vjeçari që terrorizoi pushuesit (Emri + Foto)

Breshëri plumbash ndaj hotelit në Tushemisht, ky është 34-vjeçari që terrorizoi pushuesit (Emri + Foto)

Publikuar më 09.08.2020
Mariglen Topuzi është një nga autorët e ngjarjes së djeshme ...

Mariglen Topuzi është një nga autorët e ngjarjes së djeshme në hotel “Voloreka” në Pogradec. “Shekulli” ka siguruar të dhënat e 34-vjeçarit e po ashtu foton e tij. Referuar informacionit të policisë, mësohet se 34-vjeçari është nga fshati Buçimas, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Sakaq, policia ka shpallur […]

Lexo më shumë

Organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë, gjobitet me 1 milion lekë

Organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë, gjobitet me 1 milion lekë

Publikuar më 09.08.2020
Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, shtetasin B. Gj...

Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, shtetasin B. Gj i cili ka organizuar dasmë në oborrin e shtëpisë. Gjoba ka ardhur si pasojë e shkeljeve të rregullave anti-Covid. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë ku në në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte dhe në çdo ambient tjetër, me qëllim parandalimin e përhapjes […]

Lexo më shumë

Terrori në Tushemisht, ndalohet një person, në kërkim tre të tjerë (Detaje)

Terrori në Tushemisht, ndalohet një person, në kërkim tre të tjerë (Detaje)

Publikuar më 09.08.2020
Ndalohet një nga autorët e dyshuar për atentatin me armë zja...

Ndalohet një nga autorët e dyshuar për atentatin me armë zjarri të përsëritur dy herë Brenda javës në një hotel në Tushemisht të Pogradecit me pronar Jetmir Muçllarin. Policia thotë se ka shpallur në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorët e dyshuar të tij. Njoftimi i Policisë: Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjeve të ndodhura […]

Lexo më shumë

U ekzekutua në mes të rrugës, dalin detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit në Shkodër

U ekzekutua në mes të rrugës, dalin detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit në Shkodër

Publikuar më 09.08.2020
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 27-vjeçarit në Vau...

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 27-vjeçarit në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se Gjin Ndoji është gjetur i vrarë me plumb në kokë. Dyshimet e para janë se ai mund të jetë ekzekutuar për gjakmarrje, pasi viktima rezulton se ka precedentë penal të mëparshëm. Në vendin e ngjarjes janë […]

Lexo më shumë

Humb jetën në rrethana misterioze 13-vjeçari në Sarandë

Humb jetën në rrethana misterioze 13-vjeçari në Sarandë

Publikuar më 09.08.2020
Një 13-vjeçar me iniciale D.M. banues në Delvinë,  ka ndërru...

Një 13-vjeçar me iniciale D.M. banues në Delvinë,  ka ndërruar jetë. Mësohet se e mituri është dërguar pa shenja jete në spital. Deri tani bëhet me dije se ai ka qenë me një grup fëmijësh në Borsh, prej nga është sjellë i vdekur. Sakaq, nuk dihet ende arsyeja se përse 13-vjeçari ka ndërruar jetë, pritet […]

Lexo më shumë

Ekzekutohet me plumb në kokë 27-vjeçari në Shkodër (Emri)

Ekzekutohet me plumb në kokë 27-vjeçari në Shkodër (Emri)

Publikuar më 09.08.2020
Një person është gjetur i vrarë në Vaun e Dejës. Raportohet ...

Një person është gjetur i vrarë në Vaun e Dejës. Raportohet për shtetasin Gjin Ndoji, 27-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. Burime pranë policisë dyshojnë se ai është ekzekutuar me armë zjarri, në kokë. Policia njofton se trupi i shtetasit është gjetur rreth orës 05:00. Informacion paraprak Më datë 09.08.2020, […]

Lexo më shumë