Shpërthim në uzinën kimike, një i vdekur dhe katër të plagosur (VIDEO)

Një person ka vdekur në provincën spanjolle të Tarragonas pas një shpërthimi në një fabrikë kimike, raportojnë mediat lokale.

Të paktën katër persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit duke marrë djegie të mëdha trup, bëjnë me dije zyrtarët e rajonit.

Shërbimet e Urgjencës e kanë quajtur shpërthimin e ndodhur në uzinën Iqoxe një “aksident kimik”.

Ata gjithashtu kanë këshilluar njerëzit në zonë që të qëndrojnë  në banesë dhe të mbyllin dritaret dhe dyert, derisa zyrtarët të kenë bërë një vlerësim të dëmeve.

“Nuk ka prova për një re toksike”, shtuan mandej zyrtarët. Videot e publikuara në internet tregojnë zjarrin e madh në zonë, si dhe një shtëllungë tymi përmbi uzinë pas shpërthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet