Shpërthim me tritol në biznesin e 36-vjeçarit në Fushë-Krujë

Një shpërthim i fuqishëm me tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kamberas në Fushë Krujë.

Nga informacionet e para mësohet se një sasi lënde plasëse i është vënë biznesit të një 36-vjeçari, në një ofiçinë.

Policia raporton se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa pronar ofiçinës mësohet të jetë shtetasi me inicialet B.D., 36-vjeçari.

Shpërthimi me eksploziv ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe ka pasur dëmtime në çatin e ofiçinës, vetratet e dyerve e dritareve.

Për shkak të shpërthimit të fuqishëm mësohet se ka pasur dëme edhe në katin e dytë të një objekti ngjitur me ofiçinën.

Ende nuk dihen shkaqet apo arsyet e këtij akti, pasi të zotët e ofiçinës njihen në komunitet si njerëz punëtorë, pa konflikte dhe probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet