
Një shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, ku një automjet ka shpërthyer, ndërsa raportohet se ka vetëm dëme materiale.
Uniformat blu bëjnë me dije se mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit Saimir Naski, në rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply