
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh në veri-perëndim të Turqisë, duke lënë të paktën 41 të vdekur.
Mediat vendase raportojnë se në fabrikë ndodheshin 200 punëtorë në kohën që ndodhi shpërthimi. 41 prej tyre janë nisur menjëherë drejt spitalit me plagë në trup, ndërkohë që ende s’ka raportime për të vdekur.
Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të panjohura. Televizionet vendase raportuan pamje ku shiheshin shtëllunga të mëdha tymi që dilnin nga fabrika.
Guvernatori Oktay Kaldırım shtoi se afro 110 tonë fishekzjarrë ndodheshin në fabrikë gjatë kohës që ndodhi shpërthimit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply