
Qyteti Lion në Francë është tronditur pas një shpërthimi të fuqishëm bombe. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një rruge këmbësorësh në zonën e Place Bellecour.
Zyra e prokurorisë tha se shkak për shpërthimin ishte një bombë e dyshuar. Po nga Prokuroria franceze kanë bërë me dije se fatmirësisht nuk ka viktima. sheshi ku ka ndodhur shpërthimi, është mbushur me gozhdë, vida e bulona, të cilat dyshohet të kenë qenë brenda pakos. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 8 vjeç.
Presidenti francez Emanuel Makron e përshkroi këtë ngjarje si një “sulm pa vdekje”.
Aktualisht nuk dihet ende asgjë për autorin, apo autorët, ndërsa policia franceze është vënë në ndjekje të një burri i cili po lëvizte me biçiklete pak para shpërthimit, për të cilin dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply