Shpërtheu me tritol fabrikën e mishit, arrestohet autori

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një 52-vjeçar nga Kruja është identifikuar nga policia e Krujës si autor i vendosjes së një eksplozivi në një biznes. Sipas njoftimit të policisë autori i dyshuar është Ymer Hidri, banues në Krujë.
Ai ka tentuar të shkatërrojë me eksploziv fabrikën e thertores së mishit të shtetasit me inicialet P. N. Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e mbetur në tentativë dhe “Mbajta pa leje e lëndëve plasëse”, parashikuar në nenet 152, 22 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.