“Shpërthen” Manjani: Reagimi skandaloz i ambasadores rrezikon rikthimin e vizave

August 25, 2017

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka cilësuar si skandaloz reagimin e ambasadores shqiptare në Holandë, duke theksuar se rrezikohet seriozisht rikthimi i vizave me Shqipërinë.

“Kjo nuk është një diplomaci leshi! Është politikë shtetërore e keqe dhe e papërgjegjshme!”, thekson Manjani në “Facebook”.

“Reagimi skandaloz i ambasadores mund të na rrezikojë seriozisht vendosjen e vizave!!!

Tashmë nga një memo e policisë Hollandeze, është sensibilizuar i gjithë opinioni publik në Hollandë. Për pasojë qeveria Hollandeze do të duhet të reagojë disi!

Shpresojmë jo në drejtim të vendosjes së vizave! Le ti vërë viza Ambasadores sonë atje po qe nevoja, por jo ne të tjerëve!

Kjo nuk është diplomaci leshi! Është politikë shtetërore e keqe dhe e papërgjegjshme!”, shkruan ish-ministri.