Shpërthen eksplozivi gjatë operacionit policor, vdes efektivi në Kosovë (Video)

Një efektiv i policisë së Kosovës ka humbur jetën pas një shpërthimi që ka ndodhur gjatë një operacioni policorë në Zhur të Prizrenit.

Mediat kosovare shkruajnë se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur nga një mjet eksploziv, i cili i ka marr jetën Sami Thaqit dhe ka lënë të plagosur edhe dy efektivë të tjerë.

Paraprakisht bëhet me dije se 2 efektivët e tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të paidentifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim”, njofton Policia e Kosovës.

Lajmi i fundit: INCIDENT I RËNDË NË ZHUR, DYSHOHET PËR NJË POLIC TË VRARË

Lajmi i fundit: INCIDENT I RËNDË NË ZHUR, DYSHOHET PËR NJË POLIC TË VRARËPara pak çastesh ka ndodhur një incident i rëndë në Zhur, ku si pasojë dyshohet se ka humbur jetën një polic dhe dy të tjerë janë plagosur. Lajmin na e ka konfirmuar zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj. Pas pak ju informojmë më detajisht nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur inicidenti i tmerrshëm.

Posted by Televizioni Prizrenit on Tuesday, January 28, 2020

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet