Shpërthen bateria e iPhone në dyqanin e “Apple Store”, ka të lënduar

Incident në një dyqan Apple në Zyrih, ku bateria e një iPhone është nxehur në maksimum dhe më pas ka shpërthyer.
Si pasojë, punonjësit kanë pësuar djegie të lehtë në njërën dorë ndërsa shtatë persona tjerë kanë marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes për shkak të helmimit.
Për arsye sigurie rreth 50 persona mes të cilëve punonjës dhe klientë u nxorën jashtë nga dyqani. Ndërkohë specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Zyrih po hetojnë rreth shkakut që çoi në mbinxehje të baterisë të telefonit.
Bëhet fjalë për baterinë e një telefoni 6S Plus, që e kishte sjellë një klient për riparim.

Të tjera

Abissnet