Shpërndante kokainë me motor, arrestohet shqiptari në Selanik

Departamenti i Sigurisë në Edessa, ka arrestuar një 40-vjeçar për trafik kokaine. Shqiptari u arrestuar mesditën e djeshme në zonën e Selanikut.

Ndërkaq, nga kontrolli i ushtruar në një apartament, të cilin e kishte përdorur për të fshehur drogën, policia gjeti 51 doza kokaine me në peshë totale 143.3 gram kokainë e fshehur në dy enë plastike orizi.

Gjithashtu, policia sekuestroi edhe kanabis dhe dy peshore elektronike.

Një kontroll tjetër në shtëpinë ku banonte shqiptari, gjithashtu u sekuestrua edhe një sasi e vogël kanabis si dhe pluhur i bardhë i përdorur për të përzier kokainën si dhe një sasi prej 1695 euro dhe dy telefona celularë.

Policia sekuestroi edhe një motor, i përdorur për transportin e drogës, në të cilin u gjet edhe një dozë kokaine. I arrestuari u dërgua pranë prokurorit publik të Selanikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet