Shpërndanin drogë në shkolla, arrestohen dy persona në Berat

Tre persona janë arrestuar në Berat, ku dy janë vënë në pranga për shkak të dyshimit se shpërndanin drogë në shkolla dhe njëri për armëmbajtje pa leje. Për shpërndarje të lëndëve narkotike në shkolla janë arrestuar shtetasit Klevis Çoba 19 vjeç dhe Arges Pirja 30 vjeç, banues në qytetin e Beratit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaluan shtetasit: • Klevi Çoba, 19 vjeç:

  • Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.

Shtetasit K.Ç gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb.

Materialet në ngarkim të shtetasve të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.Policia e Beratit fton çdo qytetar që konstaton paligjshmëri të telefonojë falas në nr 112 ose të denoncojë përmes aplikacionit Komisariati Dixhital.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet