Shpallet fituesi i “Topit të Artë 2019”, ja kush triumfoi (Foto)

Vetëm pak minuta më parë është shpallur fituesi i “Topit të Artë 2019” dhe duket se edhe këtë herë nuk ka pasur surpriza sepse triumfuesi ishte parashikuar para shumë kohësh.

Ka qenë argjentinasi, ylli i Barcelonës, Leo Mesi ai që ka rrëmbyer për herë të 6-të çmimin më të rëndësishëm në futboll.

Automatikisht ai është bërë dhe lojtari më i vlerësuar me trofeun me të çmuar për individë.

Pas shpinës së tij qëndron Ronaldo me 5 trofe, por portugezi kishte braktisur ceremoninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet