Shpallen kandidaturat për çmimet “Oscar”. Ja filmat dhe emrat e propozuar

Publikuar më 24. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Kandidaturat për Çmimet e Akademisë u njoftuan të martën në mëngjes nga aktorët Andy Serkis dhe Tiffany Haddish.

Kryeson me 13 propozime për Çmimin Oscar, filmi “The Shape of Water”.

Në vend të dytë pason filmi “Dunkirk” me tetë kandidatura.

Filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” zë vendin e tretë me 7 propozime.

Në kategorinë e filmit më të mirë konkurojnë dy filma të zhanrit të dramës me tematikë nga Lufta e Dytë Botërore (Dunkirk dhe Darkest Hour).

Chalam për interpretimin në filmin “Call Me by Your Name”.

Pesë aktore kandidojnë në kategorinë e aktores më të mire në rolet kryesore. Sally Hawkins me filmin “The Shape of Water, Frances McDormand për interpretim në filmin “Three Billboards outside Ebbing, Missouri”.

Aktorja veterane Meryl Streep është përzgjedhur për interpretim në filmin “The Post”.