Shorti për anëtarët e KED, Bylykbashi: Tërhiquni, vendi pa institucionet më të rëndësishme

Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet mundësia për të hedhur shortin për anëtarët e KED. Përfaqësuesi i opozitës në këtë komision tha se qeveria duhet të tërhiqet nga ky short. Ai tha se qeveria duhet të tërhiqet dhe të pranojë propozimin e Republikës së Shqipërisë.

“Qeveria duhet të tërhiqet nga shorti për anëtarët e KED. Kjo sepse një sërë institucionesh në vendin tonë nuk funksionojnë. Gjykata Kushtetuese është e vdekur. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm është zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme, pra një krijesë për të mbajtur gjallë atë që po bëjmë sot. Sigurisht, ka edhe cene të tjera. Kemi edhe kreun e Gjykatës, që ka kaluar vettingun, por se është akoma në kthetrat e atij procesi. Ndryshe nga Gjykata Kushtetuese dhe KPL dhe KLGJ, janë këta që vendosin se kush është lista që sjellin këtu”, tha Bylykbashi.

Ruçi reagoi dhe tha: “Sipas nenit 149 pika d, gjykata kushtetuese zgjedh dy anëtarë. Anëtarë të Këshillit të Emërimit në drejtësi rezultojnë dy anëtarë e ata janë Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja”.

Për gjykatat administrative, janë 16 kandidatë për KED: Blerona Hasa, Artur Malaj, Nafije Curri, Kastriot Selita, Gentjana Muçaj, Amarildo Laçi, Klodiana Mema, Eriol Roshi, Gentian Hamiti. Fitues shpallet Eriol Roshi.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet