Përcaktohen grupet e Botërorit “Rusi 2018”, ja përballjet e mëdha (VIDEO)

Publikuar më 01. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

U hodh sot në Pallatin Shtetëror të Kremlinit shorti i fazës finale të Botërorit “Rusi 2018”.

Kombëtaret e kualifikuara janë të ndara në katër vazo bazuar në klasifikimin e tyre në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Përballjet më të forta janë ato mes Spanjës dhe Portugalisë në Grupin B, Argjentinë-Kroaci në grupin D, Brazil-Zvicër në Grupin E, Belgjikë-Angli në Grupin G.

Ekipet me renditjen më të mirë gjenden në vazon e parë, ndërsa ato me renditjen më të dobët në vazon e katërt. I vetmi përjashtim është Rusia që, si vend organizator, pozicionohet direkt në vazon numër.

LIVE SHORTI

Grupi A

A1 – Rusia

A2 – Arabia Saudie

A3 – Egjipti

A4 – Uruguai

Grupi B

B1 – Portugalia

B2 – Spanja

B3 – Maroku

B4 – Irani

Grupi C

C1 – Franca

C2 – Australi

C3 – Peru

C4 – Danimarka

Grupi D

D1 – Argjentina

D2 – Islanda

D3 – Kroacia

D4 – Nigeria

Grupi E

E1 – Brazili

E2 – Zvicra

E3 – Kosta Rika

E4 – Serbi

Grupi F

F1 – Gjermania

F2 – Meksikë

F3 – Suedia

F4 – Korea e Jugut

Grupi G

G1 – Belgjika

G2 – Panama

G3 – Tunizia

G4 – Angli

Grupi H

H1 – Polonia

H2 – Senegali

H3 – Kolumbia

H4 – Japonia