Shoqata e Siguruesve: Çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë njoftoi se çdo klient i dëmtuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër. SHSSH tha se kompanitë e sigurimeve janë angazhuar me grupet e tyre në terren për të konsultuar klientët e tyre për mundësitë qe kanë për rikuperimin financiar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Grupet e punës do të inspektojnë çdo dëmtim për të kompletuar dosjen e dëmshpërblimit për të gjithë klientët. Gjithashtu SHSSH njofton se qindra qytetarë që kanë kryer sigurimin e banesave apo të bizneseve nga tërmeti janë paraqitur pranë kompanive të sigurimit për dëmshpërblime. “Për të lehtësuar personat e dëmtuar, shoqëritë e sigurimeve sqarojnë për publikun çdo konsumator që kanë shkruar një kontratë sigurimi për banesën nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja, në rast dëmi përfiton dëmshpërblim në varësi të dëmit të ndodhur pasi ka paraqitur kërkesën për dëmshpërblim. Siguruesi do të dëmshpërblejë të Siguruarin për dëmin e shkaktuar.

Detyrimi i Siguruesit për dëmshpërblim kufizohet deri në masën e shumës së siguruar”, informoi Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.  Po ashtu SHSSH,  jep edhe të dhëna për tërmetin e 21 shtatorit. Pas tij, “shoqëritë kanë trajtuar me qindra raste dëmesh dhe sipas të dhënave më të fundit kanë paguar deri tani mbi 650 raste dëmesh me një vlerë mbi 250 milionë lekë, si edhe kanë në procese dhe rreth 300 raste të tjera me një vlerë prej rreth 200 milionë lekësh”, megjithëkëtë, dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë të pakrahasueshëm me ato të 21 Shtatorit. N.Gj

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet