Shokuese, avioni me 162 persona në bord rrëshqet në det (VIDEO)

Një avion me 162 persona në bord ka rrëshqitur teksa ishte duke u larguar nga pista. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Trabzonit në Turqinë verilindore mbrëmjen e së shtunës.
Avioni i Pegazit ka qëndruar shumë afër detit, pa përfunduar në ujë. Pasagjerët janë tronditur nga kjo ngjarje e cila për fat të mirë ka përfunduar pa viktima.
Sipas zyrtarëve lokalë, shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa aeroporti mbeti i mbyllur për shumë orë për të kryer hetime.
Në një moment, tymi filloi të dilte nga kabina, por ndërhyrja për ndihmë ka qenë e menjëhershme dhe askush nuk është lënduar.

Të tjera

Abissnet